Thursday, June 19, 2014

Rëndësia e marketingut në median sociale

Pronaret e bizneseve nuk e kuptojne sa e fuqishme eshte media sociale dhe berja e marketingut ose reklames në të. Kushdo që e ka kuptuar i pari këtë pjesë, padiskutim sot eshte i suksesshem. Per cfare ka rendesi  vizibiliteti ne mediat sociale?
Se pari ti krijon nje imazh dhe fiksohesh me ate imazh, logo apo dhe nje mesazh te kompanise apo biznesit. Nese ke shume miq dhe ata e ndajne faqen tënde me të tjerë, padiskutim që rritja e numrit të personave që do të njohin do jetë absolutisht e kenaqshme. Por ketu ka edhe sekrete. Nëse nuk je periodik, pra nëse i bombardon sot njerëzit që të ndjekin në FB apo twitter dhe për disa ditë apo jave zhdukesh, harroje, gjithcka shkon drejt dështimit. Ky është dhe gabimi më i madh i atyre që mendojne se reklamimi online bëhet njëherë, dhe kaq. Publikimi duhet i përditshëm dhe  i ndërlidhur me zhvillimet makro rreth biznesit tënd apo rreth politikave të vendit tënd qe kane ndikim te biznesi yt. Nese ti devijon shpesh dhe ne mes te lajmeve per biznesin tend vendos here sport, here muzike, here politike e here dicka tjeter qe te vjen ne mendje, dhe ketu e humbe rrugetimin. Njerezit qe te ndjekin duan informacion te pandalshem ne sektorin qe ti perfaqeson.
Nje tjeter element: Mos harro blogjet, aty ti ngre figuren tënde, tregon që ke mendimin  tënd, krijon një reputacion online si ekspert. Nuk janë të shumtë ata që thonë mendimin e vet sot vecanerisht kur kur ky mendim eshte i  argumentuar dhe me vlerë. Shumica kopjon dicka ketu e dicka atje dhe një material i stisur në këtë mënyrë nuk është aspak interesant.
Dhe një element i fundit, por jo më paki i rëndësishëm. Është një simbol i tille: #, që njihet si “hash tag”, qe tashmë vendoset para një fjale që ti mendon se të tjerët do të gjejnë ty. Për shembull nëse ti merresh me bujqësi dhe vendos #bujqesi, apo #turizëm… gjithandej te tjeret qe duan lajme rreth bujqesise apo turizmit, do te te gjejne e do te referohen nese ke shkruar dicka interesante. E keshtu reklamimi yt dhe i biznesit tënd rritet, ndjekesit shtohen.
Kjo eshte tendenca e re e teknologjise se komunikimit. Por nuk mjafton gjithmonë për marketingun e produktit apo biznesit tënd. Media tradicionale nuk duhet mbajtur kurrë larg. Flasim per shkrime ne gazete, intervista, kronika televizive, spote, emisione, pjesemarrje ne evente, panaire etj. Ato kane rendesine e tyre te jashtezakonshme. Por nëse ti ke plus elementet e medias sociale padyshim ke dalë mbi konkurentet.
Ps/ Nese doni ndihmë për të optimizuar marketingun tuaj në mediat sociale, Manderina Promotions është kompania ku duhet të konsultoheni

Monday, June 16, 2014

Lazarati dhe bujqesia

Ka qene e padrejtë. Ndërsa shumica e fshatrave te Shqipërisë, shumica e fermerëve anekënd vendit rropateshin duke mbjellë, grurë, drithëra, perime, fruta, bimë medicinale, duke u bërë shërbimet e mundimshme vit pas viti, duke pritur me durim frytet e punës së tyre, deri sa gjithë produkti të shitej dhe ata të merrnin të ardhurat për familjet e tyre, Lazarati fitonte bukën pa mundim te madh. Një fshat i veteshpallur autonom prej gati nje dekade, ku ligjin e bënin vete banoret, mbillte fusha të tëra me marijuanë, nën hundën e shtetit. Askush nuk e quante më fshat, dhe banorët nuk i thërriste askush fermerë. Edhe pse puna e tyre quhej bujqësi. Mbillnin, vadisnin, prashisnin, korrnin e paketonin. Por ndryshe nga bujqësia e stërmunduar ende me parmende, dhe ende në kushtet e mbijetesës në pjesën tjetër të Shqipërisë, bujqësia e tyre llogariste fitime në 4.5 mld euro në vit. Megjithate këto para, nuk shkonin për ekonominë e vendit dhe as ne GDP e vendit. Banorët thonë se shumica e tyre shpenzohej në Tiranë dhe në xhepat e ‘krimineleve’, edhe pse natyrisht mbetej mjaftueshëm fitim për banorët e zonës. Ndërsa fermerët në pjesën më të madhe të Shqiperise, kanë mbetur ende të varfër dhe të varur nga puna e tyre, në Lazarat banorët jetojnë ne luks, dy tre makina për shtëpi, vila luksoze. Lazaratasit madje ishin kthyer ne biznesmene, pasi punësonin thuajse gjithë fshatarët e zonave perreth.
Ndërsa bujqësia e Shqipërisë tjetër, siguronte me vështirësi ndër vite gati 20% të GDP se vendit. Fermerët e stërmunduar me punë të ndershme kanë arritur vit pas viti ta sigurojnë që vetëm bujqësia të jetë sektor me fitim në vendin tone. Askush nuk kishte guxuar deri më sot të hynte ne Lazaratin e lumtur, ne Lazaratin e gjelbër, ku jeta ndryshonte tërësisht nga pjesa tjetër e Shqipërisë së vuajtur. Nëse e gjithë kjo histori do marrë fund, atëherë Lazaratasit duhet t’i shtrohen punës si gjithë fermerët e tjerë. T’i mbjellin ato toka pjellore me grurë, misër,  perime etj. Të jetojnë më punën e tyre të ndershme njësoj si fermerët e tjerë në viset e ndryshme të vendit. Tani mund të vendoset barazia mes fermerëve…

Tuesday, June 10, 2014

Republika Ceke dhe shqiptaret

Republika Ceke pritet te bllokoje statusin e kandidatit te Shqiperise ne BE. Shkak ceshtja e CEZ dhe konflikti qe la pas qeveria e shkuar. Nje vendim i tille do ta linte Shqiperine ‘te turperuar’ disi pasi per te katerten here refuzohet statusi i vendit kandidat, te cilin vendet rreth nesh Serbia apo Mali i zi e kane marre pa asnje vonese.
Cfare do shkaktonte nje qendrim kunder i nje vendi te vetem? Cekise ne kete rast? Absolutisht do konsiderohej si vendi i vetem qe pengoi shqiptaret ne rrugen e tyre ne BE.  Shumekush ka menduar se mund te ishte Greqia vendi qe mund te shfaqte ndonje pengese, per shkak te disa problemeve ende te pazgjidhura nga e kaluara.
Praga duhet ta kuptoje se nuk duhet te pengohet e ardhmja e nje populli per shkak te nje konflikti te zgjidhshem mes dy qeverive.
Nese Praga e ben kete hap, thjesht do fitoje antipatine e shqiptareve jo te qeveritareve…

Monday, June 2, 2014

Bujqesia dhe mungesa e marketingut

Bujqesia shqiptare prej kohesh eshte nje nga promotoret e ekonomise tone. Treguesit e INSTAT nxjerrin bujqesine te vetmin sektor ne rritje, ndersa gjithe sektoret e tjere ne renie dhe shifrat jane tashme te njohura per gjithe publikun. Por cfare po behet per ta promovuar bujqesine, produktet tona?
Ne fakt shume pak. Bujqesia dhe prodhimet tona kane nevoje per nje reklamim te jashtezakonshem, per nxjerrjen e vlerave te tyre, per berjen publike te ketyre vlerave, ne menyre qe gjithe njerezit te ndergjegjesohen. Fale elementeve klimaterike dhe fale punes se palodhur te dhjetra fermereve, ushqimet tona kane shije te vecante, jane te fresketa dhe  jane me bio se shume prodhime te importuara.
Pyetja qe ngre gjithkush eshte: A prodhohet mjaftueshem ne vend per te plotesuar nevojat e konsumatoreve shqiptare? Perse ende raporti import-eksport eshte ne favor te importit? Ne fakt ne Shqiperi prodhohet shume. Bujqesia eshte ende e paformalizuar, ende e paorganizuar ne kopperativa, dhe mbeshtetet ende ne bujqesine familjare.  Shifrat tregojne se rreth 90% e bujqesise shqiptare, eshte bujqesi familjare.
Pra nje familje qe mbjell dy tre dynyme me nje produkt te caktuar, mezi pret qe produkti te piqet dhe ta nxjerre ne treg. Ankthi i fermerit, tashme tregtar (se mendon vetem te shese) eshte qe prodhimi te blihet dhe te mos e hedhe dem. Ajo per te cilen fermeri nuk ka kohe, as mundesi, dhe as kushte financiare ta konsideroje, eshte reklama e produktit te tij.
Nese ka prodhuar nje produkt te mire, bio, i ka bere gjithe sherbimet e domosdoshme, atehere pyetja eshte, a e reklamon ai kete kur e nxjerr ne treg? Absolutisht jo. Dhe konsumatori duke mos ditur asgje per produktin shqiptar qe vjen me nje cmim me te lire, vendos te zgjedhe ate te importit qe eshte me i bukur me i shtrenjte, por mund te kete me shume pesticide, apo te jete me pak bio.
Ne fakt jo pak here te huajt kane vene ne dukje faktin se ketu ushqimet ne fshat kane nje shije te vecante. Nje sallate fshati, nje gjize apo djath i konsumuar diku ne nje zone rurale ka shije te jashtezakonshme. Ato mund te jene plotesisht prodhime bio dhe për kete ushqim nje konsumator i huaj, pse jo dhe nje shqiptar i kujdesshem per shendetin, do paguante me shume.
Por si ta gjejme ne treg nje prodhim te tille? Nese produkti reklamohet, ai shitet i gjithi, dhe fermeri nxitet te prodhoje gjithnje e me shume. Vete fermeret ankohen per kete gje. Thone se prodhimeve u bejne gjithe sherbimet maksimale dhe me pas e shesin per nje cope buke. Ne kete kontekst, nevoja per te promovuar prodhimet tona bujqesore eshte vertet nje emergjence kombetare.
Jo vetem shteti, por gjithe kompanite e promocioneve, sherbimeve duhet te fokusohen ne kete sektor jetik per ekonomine shqiptare…..