Ka qene e padrejtë. Ndërsa shumica e fshatrave te Shqipërisë, shumica
e fermerëve anekënd vendit rropateshin duke mbjellë, grurë, drithëra,
perime, fruta, bimë medicinale, duke u bërë shërbimet e mundimshme vit
pas viti, duke pritur me durim frytet e punës së tyre, deri sa gjithë
produkti të shitej dhe ata të merrnin të ardhurat për familjet e tyre,
Lazarati fitonte bukën pa mundim te madh. Një fshat i veteshpallur
autonom prej gati nje dekade, ku ligjin e bënin vete banoret, mbillte
fusha të tëra me marijuanë, nën hundën e shtetit. Askush nuk e quante më
fshat, dhe banorët nuk i thërriste askush fermerë. Edhe pse puna e tyre
quhej bujqësi. Mbillnin, vadisnin, prashisnin, korrnin e paketonin. Por
ndryshe nga bujqësia e stërmunduar ende me parmende, dhe ende në
kushtet e mbijetesës në pjesën tjetër të Shqipërisë, bujqësia e tyre
llogariste fitime në 4.5 mld euro në vit. Megjithate këto para, nuk
shkonin për ekonominë e vendit dhe as ne GDP e vendit. Banorët thonë se
shumica e tyre shpenzohej në Tiranë dhe në xhepat e ‘krimineleve’, edhe
pse natyrisht mbetej mjaftueshëm fitim për banorët e zonës. Ndërsa
fermerët në pjesën më të madhe të Shqiperise, kanë mbetur ende të varfër
dhe të varur nga puna e tyre, në Lazarat banorët jetojnë ne luks, dy
tre makina për shtëpi, vila luksoze. Lazaratasit madje ishin kthyer ne
biznesmene, pasi punësonin thuajse gjithë fshatarët e zonave perreth.
Ndërsa bujqësia e Shqipërisë tjetër, siguronte me vështirësi ndër
vite gati 20% të GDP se vendit. Fermerët e stërmunduar me punë të
ndershme kanë arritur vit pas viti ta sigurojnë që vetëm bujqësia të
jetë sektor me fitim në vendin tone. Askush nuk kishte guxuar deri më
sot të hynte ne Lazaratin e lumtur, ne Lazaratin e gjelbër, ku jeta
ndryshonte tërësisht nga pjesa tjetër e Shqipërisë së vuajtur. Nëse e
gjithë kjo histori do marrë fund, atëherë Lazaratasit duhet t’i shtrohen
punës si gjithë fermerët e tjerë. T’i mbjellin ato toka pjellore me
grurë, misër, perime etj. Të jetojnë më punën e tyre të ndershme njësoj
si fermerët e tjerë në viset e ndryshme të vendit. Tani mund të
vendoset barazia mes fermerëve…
No comments:
Post a Comment