Pronaret e bizneseve nuk e kuptojne sa e fuqishme eshte media sociale
dhe berja e marketingut ose reklames në të. Kushdo që e ka kuptuar i
pari këtë pjesë, padiskutim sot eshte i suksesshem. Per cfare ka rendesi
vizibiliteti ne mediat sociale?
Se pari ti krijon nje imazh dhe fiksohesh me ate imazh, logo apo dhe
nje mesazh te kompanise apo biznesit. Nese ke shume miq dhe ata e ndajne
faqen tënde me të tjerë, padiskutim që rritja e numrit të personave që
do të njohin do jetë absolutisht e kenaqshme. Por ketu ka edhe sekrete.
Nëse nuk je periodik, pra nëse i bombardon sot njerëzit që të ndjekin në
FB apo twitter dhe për disa ditë apo jave zhdukesh, harroje, gjithcka
shkon drejt dështimit. Ky është dhe gabimi më i madh i atyre që mendojne
se reklamimi online bëhet njëherë, dhe kaq. Publikimi duhet i
përditshëm dhe i ndërlidhur me zhvillimet makro rreth biznesit tënd apo
rreth politikave të vendit tënd qe kane ndikim te biznesi yt. Nese ti
devijon shpesh dhe ne mes te lajmeve per biznesin tend vendos here
sport, here muzike, here politike e here dicka tjeter qe te vjen ne
mendje, dhe ketu e humbe rrugetimin. Njerezit qe te ndjekin duan
informacion te pandalshem ne sektorin qe ti perfaqeson.
Nje tjeter element: Mos harro blogjet, aty ti ngre figuren tënde,
tregon që ke mendimin tënd, krijon një reputacion online si ekspert.
Nuk janë të shumtë ata që thonë mendimin e vet sot vecanerisht kur kur
ky mendim eshte i argumentuar dhe me vlerë. Shumica kopjon dicka ketu e
dicka atje dhe një material i stisur në këtë mënyrë nuk është aspak
interesant.
Dhe një element i fundit, por jo më paki i rëndësishëm. Është një
simbol i tille: #, që njihet si “hash tag”, qe tashmë vendoset para një
fjale që ti mendon se të tjerët do të gjejnë ty. Për shembull nëse ti
merresh me bujqësi dhe vendos #bujqesi, apo #turizëm… gjithandej te
tjeret qe duan lajme rreth bujqesise apo turizmit, do te te gjejne e do
te referohen nese ke shkruar dicka interesante. E keshtu reklamimi yt
dhe i biznesit tënd rritet, ndjekesit shtohen.
Kjo eshte tendenca e re e teknologjise se komunikimit. Por nuk
mjafton gjithmonë për marketingun e produktit apo biznesit tënd. Media
tradicionale nuk duhet mbajtur kurrë larg. Flasim per shkrime ne gazete,
intervista, kronika televizive, spote, emisione, pjesemarrje ne evente,
panaire etj. Ato kane rendesine e tyre te jashtezakonshme. Por nëse ti
ke plus elementet e medias sociale padyshim ke dalë mbi konkurentet.
Ps/ Nese doni ndihmë për të optimizuar marketingun tuaj në mediat
sociale, Manderina Promotions është kompania ku duhet të konsultoheni
No comments:
Post a Comment