Republika Ceke pritet te bllokoje
statusin e kandidatit te Shqiperise ne BE. Shkak ceshtja e CEZ dhe
konflikti qe la pas qeveria e shkuar. Nje vendim i tille do ta linte
Shqiperine ‘te turperuar’ disi pasi per te katerten here refuzohet
statusi i vendit kandidat, te cilin vendet rreth nesh Serbia apo Mali i
zi e kane marre pa asnje vonese.
Cfare do shkaktonte nje qendrim kunder i nje vendi te vetem? Cekise
ne kete rast? Absolutisht do konsiderohej si vendi i vetem qe pengoi
shqiptaret ne rrugen e tyre ne BE. Shumekush ka menduar se mund te
ishte Greqia vendi qe mund te shfaqte ndonje pengese, per shkak te disa
problemeve ende te pazgjidhura nga e kaluara.
Praga duhet ta kuptoje se nuk duhet te pengohet e ardhmja e nje
populli per shkak te nje konflikti te zgjidhshem mes dy qeverive.
Nese Praga e ben kete hap, thjesht do fitoje antipatine e shqiptareve jo te qeveritareve…
No comments:
Post a Comment