Midhja nuk eshte pjese e ushqimit te perditshem ne tryezat tona, ne ende
e shohim si produkt luksi qe e porosisim ne restorante. Dikur Midhja e
liqenit te Butrintit eshte quajtur Mbretereshe. Kjo per cilesine e saj
te konsideruar ne vitet 90 si me e mira ne gjithe Mesdheun. Sot gjithcka
eshte permbysur dhe ata qe po e vuajne jane sarandiotet qe merren prej
vitesh me kultivimin e ketij produkti te shijshem.
Ne fakt jane 80 subjekte private ne Sarande qe merren prej 20 vitesh me
kultivimin e midhjes. Ka mbi 60 impiante dhe mendohet se ne vit merren
mbi 15 mijë kv midhje. E ndersa prodhohet vazhdimisht, pjesa me e madhe e
ketij produkti shkon dem, hidhet ose kalbet.
Arsyet jane te shumta. Po rendisim shkurtimisht disa: Liqeni i Butrintit
vitet e fundit nuk furnizohet me uje te fresket, shume burime e kanale
qe sillnin uje aty, jane devijuar nga fshatrat perreth, pasi perdoren
per vaditje. Kjo ka bere qe midhja te asfiksohet ku sipas nje statistike
rreth 30 % e midhjeve ngordhin cdo vit.
Por sarandiotet qe vazhdojne te kujdesen per pjesen tjeter qe mbetet
gjalle, ankohen se nuk kane nje laborator afer ne Sarande ku te shikohet
cilesia, apo rrezikshmeria e midhjes, ne menyre qe te certifikohet nese
duhet te dale ne treg apo jo. Qe nga viti 96 kur nje ekip i BE erdhi
dhe konstatoi se disa molusqe ne Shqiperi kishin mikrobe te rrezikshme
per shendetin, e verifikuar kjo ne nje laborator ne Bruksel, Shqipëria u
hoq nga harta e eksportimit të molusqeve në vendet e Bashkimit
Evropian. Ky nam i keq vazhdon ta ndjeke kudo midhjen tone. Sot ende nuk
mund te eksportohet askund midhja jone, dhe eshte e detyruar te rrije
brenda kufijve. Ajo shkon ne nje pjese te mire te restoranteve e
supermarketeve, pjesa tjeter hidhet… Konsumatoret nuk jane mesuar ta
blejne e ta konsumojne shpesh. Ne kete situate, dy jane rruget per ta
ndihmuar kultivimin dhe konsumimin e midhjes: shteti te garantoje
cilesine, me laboratore e certifikata, dhe konsumatori shqiptar te
edukohet qe ta bleje me shpesh… Gjithsesi pasi te kete certifikate
sigurie, nevojitet nje marketing i themelte per te sensibilizuar
publikun per vlerat e ketij produkti ushqimor, por dhe per tregtimin e
tij ne menyre dinjitoze, te paketuar, ambalazhuar me gjithe parametrat e
standardet europiane.
No comments:
Post a Comment