Friday, July 11, 2014

Restorantet, prodhimet shqiptare të detyrueshme në menu

Secili nga ne eshte ulur në restorantet shqiptare për një drekë apo darkë me miqtë a familjen. Gjithkush mund të ketë venë re dallimin se në restorantet e shtrenjta serviret kryesisht ushqim i huaj, verë e huaj, ujë jo shqiptar, madje me shishe qelqi nga me te shtrenjtat. Dhe pastaj janë restorantet e tjera popullore ku hahet mirë, me sasi, serviret ushqim shqiptar, uji shqiptar dhe vera mundësisht me kanë nga vetë lokali. Por këto restorante popullore nuk preferohen gjithnjë, pasi sic thuhet nuk kanë elegance, nuk kanë atë sharmin që ti do që t’i japësh mbrëmjes apo drekës tënde të vecantë. Por a duhet të kemi detyrimisht vetëm këto zgjedhje? Përse të mos ulemi në restorante të mira dhe të kemi të drejtën të porosisim një ushqim shqiptar, dhe ujin tonë? Nese këto restorante mendojnë se punojnë kryesisht për të huajt, duhet ta dinë se kanë gjetur mënyrën e gabuar për t’i joshur edhe ata. Një Italian nuk është i etur për të provuar rizoto ne Shqiperi, të cilën e konsumon në vendin e vet, por do shijonte me kënaqësi psh një tave kosi. Ne restorantet tona kamarieret të tregojnë gjithë krenari menute ku gjen gjithfarelloj emrash ushqimesh te panjohura dhe ti detyrohesh ta pyesesh me cfare eshte kjo, eshte e mire? Nese i pyet ke vere shqiptare te thote gjithe krenari: Nuk mbajme asgje shqiptare ketu. Jo. Nuk është kjo mënyra për të promovuar restorantin tënd, vendin tënd. Ai që ka ardhur në Shqipëri, pasi ka parë bukuritë tona natyrore kërkon të provojë gjithcka shqiptare që nga ushqimet tona tradicionale, vera shqiptare që ka një shije të vecantë dhe padiskutim uji shqiptar. Ne kemi burime ujore të pashtershme, shumë kompani janë përpjekur të prodhojnë ujë cilësor. Përse të mos jetë ai ujë në tavolinat tona?
Veç kësaj restorantet duhet të shohin dhe shembujt e fundit të suksesshëm në këtë drejtim sic është psh Mrrizi i Zanave, ne Lezhë, aty ku gjithë të huajt mahniten, ku gjithcka që ofrohet është shqiptare e prodhuar aty dhe ku asnjëherë nuk gjen vend të lirë, madje nuk ke shans as të afrohesh të porta nëse nuk ke bërë një prenotim më parë. Ky është modeli që duhet të krijojnë gjithë restorantet shqiptare. Në këtë këndvështrim është për t’u mbështetur iniciativa e Ministrisë së Bujqësisë drejtuar restoranteve tona që një faqe të menuse ta kenë për produktet shqiptare, po kështu t’i ofrojnë për degustim klientit verë shqiptare mes të tjerave dhe padiskutim uji shqiptar duhet të jetë në cdo restorant shqiptar, madje ky i fundit duhet të vihet me detyrim… Shpresojmë që gjithcka të ndryshojë pasi u shërben vetë restorantëve, prodhuesve dhe turizmit shqiptar.