Wednesday, July 30, 2014

Si të rritim mirëqënien tonë? Bëj pushime në Shqipëri!

Ne jemi popull qe ankohemi shume. Sepse presim që një dorë bamirese te ndryshoje fatin tone. Bumi turistik qe sa vjen e shtohet ne Shqiperi duhet te na beje te mendojme sadopak: Cfare po pelqejnë të huajt aq shumë në Shqipëri, kur vendet e tyre janë aq të bukura? Nga çfare joshen? A duhet t’i menaxhojme më mirë këto vlera që ata pëlqejnë për të rritur mirëqenien tonë?
Të gjithë e themi se ky vend nga natyra eshte i bekuar dhe pse ende standardet lene per te deshiruar. Një turist gjen që nga Alpet madhështore, kanione, lugina te mrekullueshme e deri te plazhe te virgjëra dhe një vijë bredetare të admirueshme, por gjen dhe qytete karakteristike si në Berat e Gjirokastër, që për fat të mirë janë ruajtur dhe tashmë janë nën mbrojtjen e UNESKOS, pika arkeologjike si Butrinti e Apollonia. Pra histori, peisazh, natyre, klime dhe së fundi: ushqim të mrekullueshëm. Elementi negativ padiskutim mbeten standardet. Por si ti arrijmë më shpejt pa pritur dorën e ngadaltë të shtetit?
E thjështë. Të gjitha këto mrekulli që kemi, ne nuk i vlerësojmë vetë. Shume shqiptarë thonë që më mirë konsumojmë ushqime të importit se janë më cilësore e më pa hile se ushqimet tona. Ndërsa për peisazhet dhe bukuritë tona natyrore nuk jemi vetë shumë të interesuar. Mund të ketë një shumicë shqiptarësh që kanë parë Greqinë dhe jo Valbonën e Thethin, që kanë parë Parisin, por jo kanionet e Osumit, që kanë parë Italinë e jo Beratin.
Nese ne shqiptarët do vizitonim vetë Shqipërinë nga cepi në cep, nuk do prisnim muajt e verës që të ardhurat nga turizmi t’i sillnin të huajt që vizitojnë Shqipërinë. Shqipëria mund të ketë të ardhura nga turizmi vendas dhe i huaj gjatë gjithë vitit dhe jo vetëm në sezon. Nëse i derdhim kursimet tona duke eksploruar Shqipërinë, dhe jo t’i dërgojmë jashtë në vendet e tjera, padiskutim ky vend do zhvillohet, paratë do mbeten këtu dhe gjithë këto destinacione turistike do kenë mundësi jo vetëm të mbajnë veten, por dhe të rrisin standardet e tyre. Keshtu Shqipëria do zhvillohet. Shqipëria është një vend turistik dhe bujqësor (ka 400 km vijë bregdetare dhe 70% male). Janë këto dy sektorë që mund ta ngrenë ekonominë e këtij vendi dhe pse jo ta bëjnë Zvicer të dyte. A mund të bëjmë secili dicka, pavarësisht dorës së shtetit? Ne si kompani marketingu për turizmin dhe bujqësinë jemi të bindur që po. Nëse vizitojmë vendin tonë, bëjmë pushime këtu, konsumojmë vetëm produktet tona, pra i hedhim gjithe parate tona ketu, ky vend do zhvillohet. Manderina Promotions sugjeron: Bashkojuni nismës #bejpushimeneShqipëri dhe #konsumoshqip.