Tuesday, September 30, 2014

Google, një mundësi për të promovuar turizmin shqiptar


'Google', titani i kerkimit ne Internet, duket se ka vendet e veta te preferuara per t’i reklamuar. Kaq i dukshëm është promovimi i turizmit grek nga 'Google' sa blogu i fundit i ketij gjigandi të internetit i kushtohet Greqisë. Shkurt 'Google' do qe çdokush të vizitojë Greqinë për pushimet e ardhshme. Këtë po e realizon përmes promovimit online te disa qindra hoteleve, përmes google maps përgjatë gjithë brigjeve ne Mesdhe. Gjithashtu bën reklama për turistët që duan të rezervojnë një dhomë. Google ka ndihmuar rreth 600 kompani te vogla dhe te mesme qe te rrisin fuqine e tyre ne web permes renditjes dhe fuqizimit online.


Google sigurisht që është në dijeni të përfitimeve të mëdha ekonomike qe vijnë nga turizmi. Nga ana tjeter Greqia ka vene si objektiv që turizmi të përbëjë 3% të GDP dhe të hapë 100 mijë vende të reja pune për të shpëtuar nga kriza. Keshtu Google me një gur vret dy zogj: Google ndihmon Greqine të dalë nga kriza dhe te realizoje objektivin e vet; Dhe i tregon Europës se nuk është thjesht një motorr kërkimi por një kompani me influence. Nga ana tjeter Google rrit dhe fitimet e veta, më shumë njerez të klikojnë në internet, për turizmin grek në këtë rast, e kjo përkthehet në më shumë para për Google në më shumë mundësi për të shfaqur reklama. Gjithashtu Google rendit dukshem dhe faqen Google plus te Agjencise Kombetare te turizmit grek, e cila ka 1.4 milione ndjekës. Pra edhe Google të nxjerr nga kriza, nëse gjen pikat e bashkëpunimit dhe nese ke asete për t’u shfrytëzuar. Këtë pritet të bëjë Google dhe me Spanjën dhe Italinë, si shpëtimtare e ekonomisë së këtyre vendeve që kanë si asset turizmin. Aset turizmin e ka dhe Shqipëria, veçse në online mbetet ende shumë pak e klikuar dhe e renditur globalisht.