Panairi “Blej shqip” ka mbledhur dhjetra kompani shqiptare
nga Kosova, Shqiperia e Maqedonia ne kryeqytetin kosovar Prishtinë. Mjaft
kompani agropërpunuese të vajit të ullirit, verës shqiptare, mjaltit, djathit
dhe produkteve të tjera ‘made in Albania’ kanë zgjedhur të jenë të pranishme në
këtë panair qe do zgjase dy dite 27-28
nentor. Duket një iniciativë mbarëshqiptare
e mbështetur sigurisht nga institucionet respective të tre shteteve ku banojnë
shqiptaret ne Ballkan, aq sa ka marrë përmasat e një panairi rajonal “bli shqip”.
Nje iniciative e tille eshte mbeshtetur fuqishem dhe nga Ministria e Bujqesise
dhe Ministria e tregtise e Sipermarrjes ne vendin tone, por tregu mbare shqiptar
duket se eshte nje risi qe duhet te vazhdoje.
Kane qene mbi 100 kompani
shqiptare ne kete aktivitet me rastin e festive kombetare. Ky eshte nje tregues i rendesishem qe shqiptaret në rajon, vec historisë, gjuhës i bashkon dhe
ushqimi. Le te promovojme e blejme produktet tona “Made in Albania”.