Wednesday, November 12, 2014

Mbi ikonen “feeling shqiptar” ne facebook

Një lajm qarkulloi nje dite me pare se Facebook ndryshoi ikonat e emocioneve dhe ka vendosur ikonen “feeling shqiptar”. Eshte veshtire ta besosh si te vertete pavaresisht euforise qe na karakterizon keto dite nga vizita e kryeministrit Rama ne Beograd.

Besoni vertet se Mark Zuckengberg do te merrej me ketë cështje? Në rast se do të donte te shtonte ikona për kombësi të caktuara të parën që do të vinte do ishte “feeling American”. Por ai rrjetin Facebook e ka krijuar për gjithë botën e jo për për një shtet të caktuar.

Por le ta tregojmë sa lehtë mund të shtohet një ikonë. Shkon te Write post, zgjidh feeling dhe shkruaj c’të duash: “feeling kot fare”, apo “feeling serb”. Përkrah zgjidh një ikonë të lumtur ose të inatosur ne rastin e Serbise, c’te duash, dhe postoje. Nëse ti e poston, miqve te tu u shfaqet dhe ata mund te zgjedhin ta postojne kete status. Ky fenomen quhet “Go Viral” qe perhapet si virus, dhe meqe behet trend u sugjerohet te gjithe miqve dhe u del si një ikonë e shtuar, ashtu sic sugjerohen edhe te tjera gjera qe miqte tane ne Facebook apo ne rrjete te tjera bejne me qellim qe te na nxisin dhe ne te veprojme.

Nese dikush ben “report” per dicka ne Facebook, ky rrjet ka te drejte ta heqe si trend, apo te mos e shfaq ne rezultatet e kerkimit (meta search).
Ekzaltimi yne ne kete rast, eshte pa vend.

Shihni dy shembuj qe permenda me siper :