Thursday, December 25, 2014

Të njohim produktet tona

Vitet e fundit duke parë interesimin në rritje të turistëve ndaj vendit tonë, ne kemi kthyer sytë nga vetja për të gjetur gjërat me të cilat krenohemi. Deri pak vite më parë çdo produkt i huaj na dukej më i bukur, më estetik, më i shijshëm. Madje rëndom pranohej se ne nuk dimë të prodhojmë asgjë, se asnjë produkt shqiptar nuk vlen, se nuk kemi asnjë markë me të cilën mund të krenohemi. Kjo situatë reflektohej prej vitesh dhe në raportet eksport/import që disa vite rresht ishin në masën 1/10, apo 1/7 deri dy vite me parë. Pra thjesht importonim 7 dhe eksportonim një. Tashmë kjo situatë duket se po përmbyset shume shpejt dhe sektori qe po e bën këtë është agrobiznesi. Tashmë vetë fermerët po ndërgjegjësohen se produkti i tyre jo vetëm vlen, por është plotësisht i konkurueshëm jashtë Shqipërisë. Eksportet e produkteve tona bujqësore janë rritur në 9 mujorin e fundit me 11 mld leke. Ndersa raporti eksport/import ka zbritur poshte shifres 1/5. Dhe këtë përmbysje nuk po e ben shteti, por vetë fermerët.

Të ndërgjegjësuar dhe për fitimin që po korrin, fermeret u janë kthyer tokave të tyre, duke angazhuar gjithë familjaret, e madje duke punësuar njëri tjetrin për të rritur cilësisht prodhimin dhe për ta hedhur denjësisht në treg. Nuk ka më dyshime si dikur. Kush ka tokë, po e konsideron veten me fat, po e punon dhe po mundohet të nxjerrë një produkt sa me cilesor dhe pa hile, i ndergjegjshëm se tregu nuk të fal nëse prodhon thjesht për të fituar diçka sot per sot. Te goditur nga historite e domateve me hormone, kastravecave me spiroksamine, e verërave të perziera me alkol, djathit me niseshte, apo vajit te ullirit te perzier me lloj lloj vajerash të tjerë, fermeret e kane kuptuar se sot ne treg mund të mbijetosh dhe të fitosh vetëm me cilesi. Po orientohen drejt prodhimit ‘pak e saktë’. Shteti ende s’u ka dhënë dorë. Ndihme nga shteti mund të quajmë deklaratat konfirmuese, se turizmi dhe bujqësia janë e ardhmja e ketij vendi. Ministria e Bujqësisë ka dalë haptas në mbrojtje të prodhimit vendas, përmes sloganeve “prodho shqip, tregto shqip, bli shqip”. Nga ana tjeter konsumatorët janë në kërkim të një produkti cilësor, të gatshëm për të paguar më shumë. Ndërsa turistët po kërkojnë të konsumojnë vetëm produkte shqiptare, gatime shqiptare, e verëra shqiptare. Koha nuk pret për dorën e shtetit dhe fermerët e kanë kuptuar më në fund, se sa shpejt duhet të ecin dhe ku duhet të investojnë. Transformimi ka nisur të ndihet në kerkesat e tyre për të krijuar një produkt të markës. Duan që produkti i tyre të dallojë nga i tjetrit. Secili po përpiqet t’i japë një vlerë të shtuar produktit të vet, duke bërë një paketim, një ambalazhim ndryshe, një etiketë (jo me të shkruar me dorë), një reklamë, një artikull, një kronike tv, duke trokitur për të gjitha këto në agjencitë përkatëse. “Manderina Promotions” është një prej agjencive të pakta të marketingut e fokusuar posaçërisht në promovimin e produkteve shqiptare, në krijimin e brandeve e markave të para shqiptare. Produktet cilësore me te cilat ne mund të krenohemi për momentin, janë vaji i ullirit dhe vera. Janë të paktën 25 prodhues vaji ulliri dhe 15 prodhues vere të cilët e kanë kuptuar se cdo të thotë produkt cilësor. Por dhe prodhuesit e produkteve blegtorale (qumësht, djath) po investojnë ndjeshëm cilësi e marketing. Gara sapo ka nisur, e tregu do vendosë se cili është më i miri. Për t’i evidentuar më të mirët në cilësi, po hapim një rubrike interesante në kete revistë, ku do të gjeni histori suksesi të fermereve tanë, të atyre që me punën dhe investimet individuale kanë arritur të nxjerrin në treg një product cilësor, i cili tashmë duhet të promovohet që të mbërrijë në duart e konsumatorëve tanë. Thonë se “një popull që nuk arrin të vetushqehet është i destinuar të jetojë në varfëri”. Ka ardhur koha që jo vetëm të njohim e konsumojmë ushqimet tona, por pse jo të krijojmë dhe brandet e para shqiptare me të cilat të mburremi e të konkorojme dhe ne tregjet jashtë vendit tonë
Shkrimi i botuar ne revisten Travel Albania

Monday, December 22, 2014

'Bleta e Artë 2014', një çmim për sipërmarrjen

Një event jashtëzakonisht dinjitoz është zhvilluar mbrëmjen e djeshme në Teatrin e Operas dhe Baletit, ku u vlerësua sipërmarrja shqiptare. Një ngjarje që tregoi një qasje të re ndaj njerëzve të padukshëm, që kanë mbajtur dhe mbajnë në këmbë ekonominë e këtij vendi. E përforcuar dhe në një fjalim nga kryeminstri Rama, e verteta është se asnjëherë faqet e gazetave, revistave nuk janë mbushur, me histori suksesi të biznesmeneve që prodhojnë, eksportojnë, që hapin kantiere pune, që punojnë pa pushim për të ofruar standard e cilësi, që kanë sjellë inovacion e shpikje shkencore por që askush nuk i evidenton. Mediat tona vazhdojnë të mbushen me shembuj politikanësh të suksesshëm, me nëpunës administrate, drejtora e kryekomunarë që krejt papritur dalin milionerë dhe pasi janë promovuar dhe ‘falur’ nga media për mënyrën si u bënë të biznesmene, edhe publiku mendon se atyre gjithçka u takon. Ky është shembulli që jepet dhe atë synon të ndjekë edhe rinia: Të punojë në shtet e të bëhet milioner. Ose modeli tjetër i njerëzve të lidhur me politikën, që pa punuar asnjë ditë në biznes, si ‘fenomeni Cili’ apo ‘analistë të paguar’ krejt papritur shihen si biznesmenet më të suksesshëm të këtij vendi dhe media i lançon si modele që duhen ndjekur.

Por e vërteta është krejtësisht ndryshe. Të paktën në eventin e djeshëm, të branduar me nje emër krejt shqiptar ‘bleta punëtore’ doli në pah se njerëzit e vertetë të suksesshëm janë sipërmarrësit, ata që e kanë nisur gjithcka nga zero, që kanë besuar çmendurisht në punën e tyre dhe kur ka qenë e pamundur dhe rruget te bllokuara; që janë rritur, kanë marrë parasysh rrezikun, kanë paguar gjobat ndër vite te qeveritarëve, kanë mbështetur pa dëshirë fushatat elektorale për të qëndruar në këmbë, kanë paguar hallkatjet burokratike dhe taksat e shtuara të administratave të paafta, dhe prapë janë në këmbë, prapë janë taksapaguesit e mëdhenj, që vazhdojnë të zgjerohen, investojnë, punësojnë njerëz, eksportojnë dhe planifikojnë në të ardhmen dyfishim e trefishim të asaj që bëjnë. Janë ata që punojnë si bletët, pa patur nevojë që dikush të vlerësojë ‘mjaltin e tyre’. Shumë prej nesh që ishim të pranishëm në sallë nuk i kishim dëgjuar asnjëherë ato emra biznesesh, nuk e kishim parë çfarë prodhimtarie e larmishmërie produktesh dalin me markën “Made in Albania”.

‘Bleta e artë’ në mbrëmjen gala të zhvilluar një ditë më parë në teatrin e Operas dhe Baletit, vlerësoi me të mirët në industrinë fasone, në sigurinë ushqimore, në kulinari, në sigurinë në punë, në promocion, në vulën e cilësisë, në hoteleri, vlerësoi gruan më të sukseshshme, inovacionin me të suksesshëm, e shume te tjera. Nuk ishin vlerësim monetar, ishte një vlerësim simbolik, një trofe që e bën të dalluarin shembull për të tjerët.

Nese qasja positive e qeverisë ndaj biznesit është një dritë shprese, media për fat të keq vazhdon indiferencën. Sot në media, nuk sheh listën e fituesve, nuk sheh ndonjë interviste me fituesit, por ironikisht si lajm dhe si emër evidentohet vetëm drejtoresha e tatimeve, që mori çmimin e ‘shërbëtorit më të mirë të shtetit për 2014’. Ky emër i interesoi mediave, dhe fakti nëse ia dha dorën në fund kryeministri asaj apo jo. E trishtueshme… Gjithsesi biznesi sot i është kthyer punës, e do jetë duke punuar gjithë kohës pa pushim, pa humbur kohë për famën publike. Do prodhojë, investojë, punësojë dhe gjenerojë para për të zhvilluar këtë vend, për të krijuar mirëqenie e për t’u lënë brezave një Shqipëri më të mirë…


Wednesday, December 10, 2014

Manderina Promotions dizenjon faqen e re të Hotel Theranda

Manderina Promotions ka përfunduar ndërtimin e faqes së re të Hotel Theranda një faqe moderne dhe responsive çka do të thotë se ju mund ta shihni dhe në formatet e IPAD, Smartpad, dhe telefonat tuaj celulare. Mbi të gjitha faqja e re ju mundëson rezervimin direkt për dhomat tuaja të preferuara, duke kursyer kohë e kosto dhe përgjigjen e merrni menjëherë nga stafi i përkushtuar i hotel Therandës.
Hotel Theranda është konsideruar nga turistët në Trip Advisor, si një oaz qetësie ne mes të zonës së Bllokut në Tiranë. Manderina Promotions, qe tashme po rrit imazhin e saj si një kompani serioze PR & marketing online, kujdeset qe imazhi i klientëve të saj të justifikojë plotësisht vlerat e tyre dhe pritshmerite ne te ardhmen. Jemi të kënaqur që website i ri i Theranda Hotel është një vlerë e shtuar në imazhin e këtij hoteli.
Manderina Promotions nuk mjaftohet asnjëherë në krijimin e një produkti të vetëm për klientin e saj. Në rastin e Hotel Therandës, Manderina Promotions fillimisht propozoi nje strategji inovative brandimi te ketij hoteli, duke bërë paraprakisht një studim tregu të pozicionimit të hotelit në Tiranë dhe një historik për ta diferencuar nga hotelet e tjera tre-kater yje. Strategjia e re u implementua ne këto fusha:

- art dhe fotografi: foto te reja profesionale të mjediseve të hotelit qe i gjeni ne galerine e pasur në websiten e ri.
-website: dizenjim dhe ndërtim
-përditësim të mediave sociale të Twitter, FB, blog e instagram.

Manderina Promotions menaxhon edhe prezencën e Hotel Therandës në gjithë OTA-te (Trip Advisor, Booking, Expedia etc). Gjithashtu menaxhon ofertat e marketingut dhe mesazhet promocionale gjatë gjithë vitit, duke i pershtatur me eventet e ndryshme qe ndodhin në Tiranë dhe në Shqipëri.
Faqja e mëparshme





Faqja e re