Wednesday, January 21, 2015

Trip Advisor ndan cmimet per hotelet shqiptare per vitin 2015

Trip Advisor shpall cmimet Traveler's Choice (Zgjedhja e Udhetareve ) per vitin 2015 ne disa kategori. Hotelet shqiptare jane kualifikuar ne kategorite:
  1. Hotelet me sherbim me te mire, (best service  hotels ) 
  2. Hotelet me cmim te mire per cilesine e ofruar,(bargain hotels) 
  3. Hotelet e vogla (small hotels )
  4. Bujtinat( B&B and Inn)


Faqja me e madhe ne bote qe lejon udhetaret te planifikojne dhe realizojne nje udhetim perfekt shpall cdo vit hotelet me te mira ne kategorite perkatese bazuar ne vleresimet e klienteve. TripAdvisor ka pothuaj 315 milione vizitore ne muaj dhe ka 200 milione vleresime mbi 4.4 milione njesi akomoduese, restorante dhe pika turistike.

Faqja ndihmon dhe bizneset duke i vleresuar me renditje te mire dhe cmime, kur klientet lene komente pozitive nga qendrimet ne hotel. Shume hotele shqiptare jane regjistruar dhe perfitojne nga kjo renditje ne TripAdvisor. Nga ana tjeter hotelieret behen me te kujdeshem qe te menaxhojne imazhin e tyre, sepse jane me te ekspozuar ndaj publikut per mire ose per keq.


Listen e hoteleve me sherbimin me te mire dhe e hoteleve me cmimin me te mire e kryeson Hotel Theranda, nje hotel butik ne qender te Tiranes, kurse lista e hoteleve te vogla kryesohet nga Vila Alba ne Tirane dhe tek Bujtinat, ne vend te pare eshte Bujtina Leon ne Korce.

Ketu shihni listat e plota per gjithe hotelet e Shqiperise

Lista e plote e Travelers’ Choice 2015 –Sherbimi me i mire  
Lista e plote e Travelers’ Choice 2015 –Cmimi me i mire per cilesine e ofruar  

Lista e plote e Travelers’ Choice 2015 –Bujtinat

Lista e plote e Travelers’ Choice 2015 – Hotelet e vogla