Thursday, March 26, 2015

Manderina Promotions merr pjesë në Start-up Sauna Prishtinë

Kompania Manderina Promotions , ishte e vetmja kompani nga Shqipëria që mori pjesë në eventin Start-up Sauna që u zhvillua në Prishtinë në 24 mars në auditorët e Universitetit Amerikan të Kosovës.

Ky event ishte një konkurim i kompanive te reja (start-up) që paraqesin një inovacion të ri në fushën e teknologjisë që mund të aplikohet dhe shtrihet në shumë sektorë te tjere.

Juria ishte e përbërë nga drejtues të kompanive të sukseshme në Finlandë, të cilët janë njëkohësisht dhe investitorë të gatshëm të hedhin paratë e tyre në inovacionin që ata e konsiderojnë me vlerë. Eventi u organizua nga Startup Sauna, nje OJF me seli ne Finlandë që lidh gjithe kompanite e sapo krijuara teknologjike me sipërmarrës me ekperiencë për të lehtësuar rrugën e tyre drejt suksesit.

Manderina Promitions ishte perzgjedhur mes disa kompanive të tjera te reja nga Shqipëria. Në Prishtinë, Manderina Promotions, përfaqësuar nga znj. Alma Gerxhani prezantoi idenë e saj te biznesit si startup që konsiston në rritjen e imazhit online të ndërmarrjeve të vogla e të mesme në Shqipëri.

Në garën mes 7 kompanive fitues u shpallen dy kompani Trigonom dhe Goodwerp nga Kosova që do marrin pjesë në eventin e madh Start up Sauna që zhvillohet në maj në Helsinki.

Manderina Promotions u vlerësua shume pozitivisht, si nje kompani shume ambicioze dhe me sherbime profesionale mori mjaft sugjerime per zhvillimin e modelit te biznesit. Manderina Promotions, nje nga tre kompanite fituese te programit Start-up Accelerator nga Protik ne Tirane, e konsideron një eksperiencë shumë të dobishme pjesëmarrjen e saj në Start Up Sauna Kosovë.


Monday, March 23, 2015

Manderina Promotions organizon event degustimi me produkte shqiptare



Manderina Promotions në bashkëpunim me Hotel Therandën organizoi një event për degustimin e  verërave më të mira shqiptare, të kantines Kokomani të shoqeruar nga shija e veçante e djathit të Alp Milk-Velecik nga Malësia e Madhe. Eventi u zhvillua në një atmosferë të ngrohtë mes miqsh e të ftuar të interesuar për më të mirat e produkteve shqiptare. Synimi i këtij Eventi të Manderina Promotions është të promovojë produktet shqiptare që vlen të vecohen dhe të njihen nga konsumatorët.

Stafi i Manderines prezantoi produktet e Kokomani Winnery, konkretisht tre verërat e tij: Sheshi i bardhë, Sheshi i Zi dhe Shën Mehilli, duke informuar të pranishmit për vendodhjen e kësaj kantine ne komunen , për restorantin e saj ku serviren gatime të mrekullueshme shqiptare, si dhe për dyqanet se ku mund të blihet kjo verë. Të pranishmit më pas degustuan tre produktet dhe vlerësuan cilësinë e kësaj vere, madje me superlativa. Kokomani Winnery eshte vleresuar me nje sere çmimesh te para ne konkureset kombetare te vererave, çka e ben veren e prodhuar ne kete kantine, nje vere elitare.
Të paktën 6 varietete djathrash nga kompania Alp Milk ose Velecik Milk, i shtuan vlere ketij eventi  dhe i dhanë një shije të mrekullueshme degustimit te verës. Pronari i kësaj kompanie, Prel Hasanaj me djemtë e tij të pranishëm në këtë event, informuan të pranishmit për prodhimet e tyre dhe per suksesin qe kane arritur deri tani ne tregtimin e djathrave duke ruajtur cilesine dhe vecantine ne shijen e tyre. Velecik Milk prodhon djathe te bardhe, djath dhie, djath me arra, me boronice, me ereza, pikant, me sherebele etj. Shija e secilit element i jep nje vlere te shtuar djathit te Velecik Milk

Manderina Promotions synon që ketë event ta kthejë në ritual të përmuajshëm, ku të prezantohet një ose dy produkte shqiptare në shoqërimin e verës  dhe në atmosferën e muzikës klasike.
Një event i tillë jo vetëm ndihmon agropërpunuesit që produktet e tyre të lancohen, por ndihmon në informimin e konsumatorëve për njohjen e këtyre produkteve.  Shpresojmë që evente të tilla të ndihmojne ne promovimin dhe evidentimin e produkteve me te mira shqiptare dhe keta prodhues inkurajohen ne shtimin e prodhimit te tyre.






Thursday, March 5, 2015

Marketingu online, i domosdoshëm për hotelet


Të gjesh një dhomë hoteli sot është mjaft e lehtë. Mjafton të hysh në internet, ose përdor celularin tend. Dhe e prenoton një dhomë në çast, kur të duash, në cdo cep të botës. Shqipëria prej vitesh është gjithashtu pjesë e këtij sistemi global të hotelerise. Mjaft hotele, shpesh jo me iniciativën e tyre, por të vetë platformave të mëdha globale, si Booking.com, Expedia, Trip Advisor etj, janë aktualisht online, dhe janë të futura në sistemin e rankimeve, kërkimeve, prenotimeve dhe vleresimeve nga turistët nga e gjithë bota.

Por hoteleria jonë nuk është aq e zhvilluar. Thjesht shume hotele janë regjistruar në booking.com e platforma te tjera, por nuk bëjnë asgjë për të mbajtur imazhin e tyre aty në nivelin e duhur, nuk marrin pjesë me oferta të ndryshme, nuk u kthejne përgjigje turistëve të pakënaqur, nuk janë të përditësuara në informacione dhe në foto.
Hotelieret tanë duhet të bëhen të përgjegjshëm se për të ruajtur imazhin e tyre online duhet të punojnë fort, pasi ky imazh përkthehet në turistë e klientë, pra në fitim për ta. Një website i mirë, i përditësuar, responsive  (që të pershtatet dhe ne celular), një larmishmëri fotosh, një shumëllohshmëri ofertash, përgjigje klientëve online, të gjitha këto bëjnë që reputacioni i hotelit të rritet dhe ai të jetë gjithë kohës plot me klientë.
Për këtë jemi ne, Manderina Promotions, një kompani e specializuar në marketing online, veçanërisht për turizmin dhe agroturizmin. Ne e njohim mire industrinë e turizmit, dhe kryejmë cdo shërbim që juve ju duhet, që nga ndërtimi i imazhit online, regjistrimi në gjithë platformat OTA, dhe ruajtja e imazhit në vazhdimësi.Ne ju ndihmojmë t'i ngrini këto kapacitete, dhe më pas trajnojmë një anëtar të stafit tuaj, që t’i mirëmbajë ato në përditshmërinë dhe lartësinë e duhur. Ju mirëpresim!