Manderina Promotions përmbylli sot projektin 6 mujor Protik Startup Accelerator Program,
një projekt i iniciuar nga Ministria per Inovacionin dhe Administraten Publike,
i dedikuar per kompanite e sapo krijuara teknologjike.
Manderina Promotions u
perzgjodh permes një konkursi të hapur mes shumë konkurenteve të tjerë, dhe u
shpall fituese bashke me 'Find It' dhe 'Gjeni. al' ne 15 tetor 2014. Permes
ketij projekti 6 mujor, Manderina Promotions mori një konsulencë të kualifikuar
ligjore dhe financiare nga dy prej kompanive me te medha ne fushat perkatëse në
Shqipëri, Deloitte Albania and Kosovo dhe Kalo & Associates.
Manderina
Promotions si një kompani e re në tregun shqiptar e dedikuar kryesisht ne PR
and Online Marketing, është mirënjohëse për mbështetjen e madhe në
vizibilitetin, njohjen dhe krijimin e rrjetit te kontakteve të mundësuara nga
ky Projekt.
Përmes këtij projekti gjithashtu Manderina arriti të përzgjidhej në Start up Sauna Pristina, një tjetër event ku ndërkombëtarët evidentojnë
kompanitë e reja teknologjike për të investuar në produktet e tyre.
Manderina Promotions, pas një konsulence të tillë të kualifikuar, tashmë ka
mundur të qaset në mënyrë shumë më profesionale me klientët e saj, dhe të sjellë
risi në sektorin e online marketing.
Sot jemi me profesionistë në shërbimet që
ofrojmë, duke ndihmuar kryesisht ndermarrjet e vogla e të mesme (SME) në Shqipëri,
të rrisin imazhin e tyre, online dhe offline si dhe të shtojnë fitimet.
Ne aktivitetin e sotshëm përmbylles, e pranishme ishte dhe Ministrja për
Inovacion dhe Administratën Publike znj Milena Harito si dhe përfaqësuesit e
kompanive konsulente Deloitte Albania & Kosovo dhe Kalo & Associates qe
ndihmuan ne lehtesimin e fillimit te biznesit tone.