Thursday, May 14, 2015

Manderina Promotions mori pjesë në panairin 'High Tech Show'

Manderina Promotions mori pjese ne Panairin 'High Tech Show' te organizuar nga 'Tirana Expo Centre' nen kujdesin e Ministrise se Teknologjise dhe Inovacionit.
Ne kete panair u prezantuan mbi 60 kompani private, intitucione shtetërore si dhe universitete të fushës teknologjisë së Informacionit, mes te cileve dhe kompania 'Manderina Promotions'. Gjithe kompanite dhe institucionet qe operojne ne kete sektor paraqiten produktet e tyre, risite dhe sherbimet qe ata ofrojne, ne nje siperfaqe mbi 13 mije m2. Ky panair u organizua per here te pare, ne kuader te javes se Inovacionit, me synimin per t'u dhene mundesi gjithe inovatoreve te tregojne se ne çfare niveli ka arritur teknologjia ne vendin tone.
Kompania Manderina Promotions, ne hapesiren e vet ne kete panair, paraqiti sherbimet e saj qe perbejne risi ne tregun shqiptar. Manderina Promotions ofron sherbime te gjera dhe te plota ne Marketing Online, duke perdorur gjithë mundesite qe ofron Interneti sot për të rritur imazhin dhe brandimin e biznesve. Manderina Promotions ofron nje ngritje dhe rritje te imazhit online, permes dizenjimit, ngritjes se nje website, integrim te medias sociale por dhe ideim ne 'content marketing' pra permbajtjes se tekstit te gjithe informacioneve te personalizuara per bizneset, dhe reklamimin e tyre ne gjithe hapesirat e mundshme ne kanalet e komunikimit ne Internet, permes plotesimit te gjithe menuve, perditesimit, shkrimit te blogeve, etj. Fokusi yne jane bizneset e vogla e te mesme, te cilave perpara se t'u prezantojme sherbimet tona, u ofrojme konsulence falas dhe u pergatisim nje plan diagonistikimi te pranise se tyre ne Internet. 
Manderina Promotions falenderon Protik Inovation Center, Ministrine e Teknoogjise dhe Inovacionit dhe Tirana Expo Centre per mundesine qe na u ofrua per te qene pjese e ketij panairi.



Friday, May 1, 2015

Event Degustimi me veren Nurellari dhe vajin Subashi

Manderina Promotions ne kuadrin e promovimit te produkteve shqiptare ka zhvilluar nje tjeter event degustimi ne mjediset e Hotel Therandes. Kesaj here te ftuarit kane degustuar dhe shijuar veren e Kantines Nurellari, qe ndodhet ne zonen e Fushe Peshtanit, 10 km larg Beratit, si dhe Vajin e Ullirit Subashi, qe prodhohet ne Marikaj, Tirane.

Nje event i tille ka synim jo vetem te prezantoje por dhe te informoje konsumatoret se si te dallojne produket cilesore. Tregu eshte i mbushur me lloj lloj produktesh por jo te gjitha garantojne cilesi per konsumatoret. Jemi fokusuar tek Vaji i Ullirit, Vera, dhe produktet e bulmetit, pasi ne keto produkte prodhuesit shqiptare kane investuar shume, dhe fale kushteve tona klimetarike, kane arritur te prodhojne produkte me mjaft shije. Megjithate jo te gjithe konsumatoret i njohin.

Kantina Nurellari tashme ka sfide shtimin e sasise se veres, pasi testin e cilesise tashme e ka kaluar permes dhe nderimit vitin e shkuar me nje cmim cilesie ne konkursin kombetar te Veres ne Shqiperi.
Pas eventit Levent Nurellari falenderoi Manderina Promotions per kete promovim, duke theksuar se eshte nje iniciative e vecante qe padiskutim do kete sukses ne te ardhmen.

Nderkohe dhe Ilirjan dhe Silvana Subashi paten mundesine qe ne kete event te tregonin se cdo te thote te prodhosh vaj ekstra te virgjer dhe si konsumatori duhet ta dalloje ate. Gjithashtu familja Subashi prezantoi dhe produktet e tjera me baze vaj ulliri, si vaj me ereza, vaj per forcimin e flokut dhe vajrat e tjere pastrues per fytyren dhe kurues per semundjet e ndryshme.

Nuk munguan produktet e tjera shqiptare te servirura ne pjata, si djath Skrapari nga ferma Zhuka ne Radsh nga kullotat e Ostrovices, si dhe djathi i Velecikut, nga Malesia e Madhe te cilin e kemi degustuar dhe me pare ne eventet tona.
Eventi kaloi ne nje mjedis shume te kendshem ne shoqerine e te ftuarve dhe muzikes.

Manderina Promotions do te sjelle cdo muaj produkte te tjera per t'i promovuar dhe per t'i testuar ne pranine e dhjetra te ftuarve.