Kompania "Manderina Promotions" përmbylli me sukses projektin me Biznes
Albania: “Marketingu si një mundësi rritje për agropërpunuesit dhe ofruesit e shërbimeve”.
Projekti qe kishte në fokus të tij konsulencën mbi planin e diagnostikimit dhe
qasjen ndaj agropërpunuesve për t'u ofruar shërbimet marketing, u mundësia dhe u
mbështet nga Risi Albania.
Projekti nisi në shtator të vitit të shkuar, dhe
Manderina Promotions ishte ndër kompanite e para të përzgjedhura që në fillim, dhe që e përmbylli
me sukses këtë projekt. Ne seminarin e organizuar për përmbylljen e projektit,
Manderina Promotions bëri një prezantim dinjitoz para dhjetra agropërpunuesve, ofruesve
të tjerë të shërbimeve dhe donatorëve në
këtë sektor.
Manderina Promotions bëri të ditur gjetjet dhe arritjet e saj gjatë
katër muajve të projektit, ku arriti të zbatojë tek klientët e saj
konsulencën e marrë gjatë fazës së parë të projektit.
Agropërpunuesit shqiptarë
kanë nevojë të jashtëzakonshem për marketing. Deri tani ndihma nga shteti dhe
donatorët është dhenë për prodhimin dhe përmirësimin e teknonologjisë në
prodhim, por jo për ta marketuar dhe shitur produktin. Ky është një ngërc që
ende agropërpunuesit po e vuajnë, pasi është një shërbim që ata nuk mund ta
realizojnë vetë me burimet e tyre njerezore, por vetëm me ndihmen e ekspertëve
të fushës. Ende ka një ngurim të agropërpunuesve për ta kërkuar shërbimin
marketing nga ekspertët e fushës, dhe nga kompani të mirëfillta që operojnë në
këtë sektor. Pikërisht këtu po insistojnë së fundi dhe projektet e ndryshme të
donatorëve në Shqipëri, që të edukojnë në një fare mënyre agropërpunuesin ta kërkojë
dhe pse jo, edhe ta paguajë këtë shërbim që do t’i përkthehet në shitje dhe
rritje të biznesit të tij.
![]() |
Znj Kushova duke prezantuar ne eventin me Biznes Albania |
No comments:
Post a Comment