Saturday, September 26, 2015

Manderina ndan eksperiencen e saj ne Innovation Kafe organizuar nga AIA

Manderina Promotions mori pjese ne eventin 'Innovation kafe' qe u organizua nga Albanian Innovation Accelerator ne Durres me 25 shtator. Ne kete event, te pranishem ishin sipermarres, qe kane ofruar ide inovatore ne Shqiperi perfaqesues te shkollave, studente, te dhene pas ideve inovatore, nxenes. Vete Qendra AIA, e drejtuar nga Julia Goga, nje emer i njohur per shqiptaret si nje nga drejtueset e programit shqip ne BBC Londer, do funksionoje si nje inkubator per bizneset e reja inovatore kryesisht per te rinjte, por edhe per te gjithe ata qe jane te rinj ne biznes. Ne kete event, stafi i Manderines ndau eksperiencen e vet si start-up qe ka marre pjese ne nje nga projektet e para te inkubimit dhe pershpejtimit te bizneseve startup, organizuar nga qendra Protik ne Tirane. Ne inkubator te rinjte mund te shfrytezojne kompjutera, internet, por mund dhe te krijojne lidhje te reja per ti dhene forme idese se tyre. Gjithashtu qendra te tilla te krijojne mundesine dhe per konsulenca e mentorime te ndryshme si ne finance, ligje etj.
Innovation Kafe- tek AIA Durres

Manderina si nje start up i regjistruar nje vit me pare, tashme ka disa kliente qe u ofron sherbime te marketingut online( faqe, blogje, media sociale), me qellim qe te rrisin prezencen e tyre ne internet dhe gjithashtu dhe shitjet. Eksperiencen tone ne deshirojme ta ndajme me gjithe start-up- et e rinj, ne menyre qe ata jo vetem te guxojne ne ide, por te narrin maksimunin nga bisedat me te tjeret qe te krijojne nje biznes te qendrueshem e fitimprures. Ekipi i Manderines theksoi nder te tjerash rendesine e edukimit te te rinjve me aftesi te marketingut online apo marketingut digital, per te cilat kane shume nevoje bizneset ne Shqiperi.

Nje iniciative shume e mire qe u prezantua ne takim ishte plaftorma  digitale ne shqip schoolme.education per arsimin nga klasa 1- 9. Nje platforme e ndertuar mjaft mire, me video tutoriale me qellim qe femijet te mund ta shikojne leksionin video dhe kur kane munguar ne klase.

Manderina Promotions, si  nje nga agjencite e para PR dhe Marketing online pershendet  keto inciativa dhe vecanerisht mbeshtetjen e dhene nga znj. Julia Goga  per hapjen e kesaj qendre dhe uron qe inkubatore te tille te ofrohen ne sa me shume qytete te Shqiperise duke i shkuar me prane te rinjve per t'i angazhuar e ndihmuar te realizojne endren e tyre.