![]() |
Innovation Kafe- tek AIA Durres |
Manderina si nje start up i regjistruar nje vit me pare, tashme ka disa kliente qe u ofron sherbime te marketingut online( faqe, blogje, media sociale), me qellim qe te rrisin prezencen e tyre ne internet dhe gjithashtu dhe shitjet. Eksperiencen tone ne deshirojme ta ndajme me gjithe start-up- et e rinj, ne menyre qe ata jo vetem te guxojne ne ide, por te narrin maksimunin nga bisedat me te tjeret qe te krijojne nje biznes te qendrueshem e fitimprures. Ekipi i Manderines theksoi nder te tjerash rendesine e edukimit te te rinjve me aftesi te marketingut online apo marketingut digital, per te cilat kane shume nevoje bizneset ne Shqiperi.
Nje iniciative shume e mire qe u prezantua ne takim ishte plaftorma digitale ne shqip schoolme.education per arsimin nga klasa 1- 9. Nje platforme e ndertuar mjaft mire, me video tutoriale me qellim qe femijet te mund ta shikojne leksionin video dhe kur kane munguar ne klase.
Manderina Promotions, si nje nga agjencite e para PR dhe Marketing online pershendet keto inciativa dhe vecanerisht mbeshtetjen e dhene nga znj. Julia Goga per hapjen e kesaj qendre dhe uron qe inkubatore te tille te ofrohen ne sa me shume qytete te Shqiperise duke i shkuar me prane te rinjve per t'i angazhuar e ndihmuar te realizojne endren e tyre.
No comments:
Post a Comment