Friday, October 23, 2015

Manderina Promotions merr mbështetje nga AIDA

Manderina Promotions firmosi sot një marrëveshje me Agjencinë Shqiptare për Zhvillimin e Investimeve (AIDA) për mbështetjen e sipërmarrjeve të reja Start-up. Ky fond subvencionon financiarisht sipërmarrjet e krijuara rishtas, që kanë mbi një vit në treg. Manderina Promotions, një agjenci e re marketingu dhe PR në Tiranë, është ndër fituesit e  parë këtij fondi. Qëllimi i financimit synon përmirësimin e kushteve operuese të bizneseve të reja me synim krijimin e bazave për një zhvillim ekonomik të qëndrueshëm, si dhe krijimin e vendeve të reja të punës.


Manderina Promotions signed today a grant agreement with the Albanian Investment Development Agency. The grant supports start-up businesses in Albania, and applies to registered businesses with almost one year in operation. Manderina Promotions, a Digital Marketing and PR Agency in Tirana is one of the  first winners of this grant. The startup fund aims to support new businesses to improve their working conditions, thus creating a more sustainable growth and helping new businesses to create new jobs.

Tuesday, October 13, 2015

Marketingu ne mediat sociale ne Shqiperi


Ne ditet e sotme 90 % e menaxhereve te marketingut perdorin mediat sociale ne fushatat promocionale, 77% e 500 kompanive me te medha (fortune companies) kane llogari biznesi ne twitter dhe 70% e tyre kane faqe aktive ne Facebook sipas Fastcompany.com Po bizneset ne Shqiperi e kane adaptuar marketingun ne mediat sociale si pjese e strategjise se tyre te marketingut? Ende jo.


Forma me e perhapur e marketingut ne Shqiperi, duket te jete marketingu me email. Kjo ndoshta sepse eshte me i thjeshte. Krijon nje database emailash, te kategorizuar ose jo dhe me nje vlere qe varion nga 50-100 Euro e shperndan nje informacion te pergjithshem per biznesin apo nje oferte ne rreth 100,000 adresa. Deri ketu jemi ok, nese thjesht do te te krijosh nje ndergjegjesim per ekzistencen biznesit/ produktit apo nje oferte te re.

Por nga ana tjeter  nese gjykon si perdorues ne kutine tone postare vijne dhjetra emaila te tille, shpesh te patargetuar, dhe  ky email kthehet ne spam. Ne te vertete nuk dihet se sa konvertim (ROI) kane keto fushata dhe nuk krijohet ndonje lidhje me klientin.

Ne Shqiperi vihet re qe ka nje perpapje ne marketingun ne Facebook, shume pak kompani te medha kane filluar dhe ne linkedin, kurse twitter mbetet ende nje media e nenperdorur ne Shqiperi.

Forma te tjera te marketingut, ku nje biznes mund te reklamoje ne faqen e tij te Facebook apo ne llogarine e tij ne Twitter dhe Linkedin jane me te matshme dhe me te prekshme nga biznesi dhe shume te targetuara, por kryesorja, krijojne nje lidhje me te qendrueshme me brandin/biznesin. Audienca e fituar, mund te perdoret per shume mesazhe nga kompania, qofshin keto promocionale ose jo.

Friday, October 9, 2015

Je online, por s’ke strategji marketingu?

Marketing spend online and offline Source :  The Economist 
Ne Shqiperi megjithe aksesin ne internet dhe popullimin ne mediat sociale, bizneset ende nuk po e bejne pjese te strategjise se rritjes dhe zhvillimit te tyre, prezencen online. Pavaresisht indrustrise, prezenca online e biznesit eshte sot nje domosdoshmeri. Por ajo qe eshte e rendesishme eshte se cfare po i sjell biznesit tuaj kjo prezence online.

Pak biznese, per te mos thene asnje, kane nje strategji per permbajtjen dhe marketingun online (Content Marketing). E ne kohen kur feed/ teresia e lajmeve e burimeve qe ne ndjekim eshte e tejmbushur me informacion lind pyetja: si mund te terheqim vemendjen e audiences tone, si mund te rrisim komunitetin tone online? Per kete nevojitet nje strategji per permbajtjen apo (content marketing) e shkruar dhe kuruar qe duhet te permbaje mesazhet per audiencen specifike, shpeshtesine, kanalin e pershtatshem dhe kohen e duhur kur do percillet ky mesazh.

Dhe ne fund te dites, duhet monitorim i te gjitha aktivitetit tone online. Te gjitha plarformat jane te pajisura me analytics, te dhena dhe statistika per postimin tuaj qe ka patur me shume reagime/ komente/ likes/ reteweet. Analiza te ndihmon ta aplifikosh kete sukses dhe ta perseritesh.

Nga ana tjeter vlen te analizohet se cili nga burimet qe ju perdorni eshte me efektiv, twitter, Facebook apo instagram/pinterest? Sa nga keta vizitojne faqen (nepermjet Google analytics) dhe cilet jane vizitoret me cilesore, qe shpenzojne me shume kohe ne faqe dhe qe ndermarrin nje veprim. Ne varesi te kesaj analize duhet te veme me shume perpjekje ne ate kanal qe na sjell vizitoret cilesore. Pra nepermjet analytics shohim cfare kemi arritur dhe vendosim ku duhet te shkojme.

Manderina Promotions eshte specializuar pikerisht ne keto dy fusha: permbajtje dhe analize ( Content Marketing dhe Analytics). Pa nje permbajtje unike, dhe pa analizuar audiencen dhe rezultatet e prezences tende online, nje biznes nuk ka nje te ardhme online. Marketingu sot po zhvillohet me shume online, aty jane njerezit, vizitoret, klientet. Ne grafikun me siper nga The Economist shihet si kane ndryshuar shpenzimet per marketingun neper kanale te ndryshme ne vitet e fundit dhe marketingu online eshte ne rritje.

********************
Your business is online but have no marketing strategy ?

Despite the access to internet and population of social media channels, businesses in Albania still do not consider online marketing part of their growth strategy. No matter what the industry is, online presene of a business is a must. But the most important thing is what does this online presence bring to the business itself.

A few business, have an online content and marketing strategy. At the time when our feed is overloaded with information some questions arise: how can we draw our attention of  our audience, how can we grow our online community?  A content marketing strategy is needed for every business to succeed. It should be well written and well curated and should contain messages for the specific audience, as well as frequency of messages, the distribution channels and the suggested best time to give this message.

At the end of the day, monitoring of all online efforts is most needed. All platforms have their analytic dashboard on best post/tweet, number of likes/shares/re-tweets and the sentiment. By analyzing this data we understand what was a success, in order to amplify and repeat it and  what as failure, so that we can avoid.

An important aspect of such analysis which one of the sources was more effective in your communications: Twitter, Facebook  Instagram or Pinterest. How many of  our fans/ followers have visited our site (through Google Analytics)  and among them how many are quality visitors, those visitors who spend more time on site or take an action. Based on this analysis, we realize what is the best channel and we should put most of our efforts at the one who brings us more qualitative lead.  Put simply we see where are we so that we could decide were do we want to go.  

Manderina Promotions is specialized in these two fields: content  marketing and analysis. Without  unique content and  such analysis,  a business can not succeed online. Marketing is nowadays been moved online, as there are the people, the visitors and clients.  In the above graph by The Economist it is shown how the marketing spend has varied through years shifting from traditional channels to online channels, and online marketing spend is rapidly increasing.

Thursday, October 8, 2015

Si duhet te sillet media në raste krize?

Quhet ora e artë. Kaq është koha kur duhet reaguar për një krizë që shpërthen në media. Kjo sepse sot, me rritmin e medias sociale, lajmi përhapet me shpejtësi të jashtëzakonshme. Nuk ndodh më si dikur, në kohën e mediave tradicionale, ku lajmi priste deri sa mblidhej bordi drejtues për të vendosur publikimin, ose jo. Sa të mendohet një media prestigjoze, plaftorma të ndryshme në social media e kanë shpërndarë lajmin e tyre.

Kjo hyrje vlen për ngjarjet e futbollit mes Serbisë e Shqipërisë, për të cilat reagimi i mediave ka qenë i hallakatur dhe jo me nje politike te qarte editoriale, ku në radhë të parë të jenë interesat e vendit. Ngjarje të tilla kanë krijuar dy grupime: pacifistët, ata që duan thjesht lojën e bukur, dhe nacionalistët, ata që vazhdojnë ta trajtojnë Serbinë si armike, qe nga koha e luftës së Kosovës.

Si duhet të sillet media në këto ngjarje? Media, si pushtet i katërt, për vetë rolin e saj edukues i opinionit publik, duhet të jetë në anën e pacifistëve dhe nuk duhet t'i hedhë benzinë zjarrit.

Është tipik rasti i Ismail Morinës, ose njeriu-dron, të cilin vetë media e bëri hero. Nese gjithe mediat tona, do ta pershendesin  menjëhere dhe njezeri arrestimin e tij, tensionet nuk do ndiheshin aspak. Dhe lajmi se pari duhet të fluturojë në Twitter, që njihet si 'skaneri' i shekullit. Ne Twitter lajmi perhapet me sekonda. Nëse përdoret hashtag (#) i duhur, për të rrëzuar lajmin negativ, atehere beteja mediatike eshte e fituar. Aq më mirë nëse shkruhet anglisht dhe shoqërohet me foto që rrëzon gjithë alibitë e tjera.
Interesante ishte beteja e djeshme ku portale si 'Shqipëria ime' qe numërojnë 1 milionë fansa benin thirrje për trazira në Tirane dhe Elbasan. U deshën disa shkrime te ndrojtura' dhe pastaj së bashku (edhe pse vone) mediat serioze online si Top Channel, Balkanweb, Tvklan, ABC, OraNews, Vizionplus, Shqiptarja.com, Syri.net, Lapsi.al, Opozita, Birn, Javanews, Newsbomb etj, të rrezonin variantin kërcënues, dhe të rreshtoheshin pro rendit, sigurisë, dhe pro një lojë futbolli paqësore. Kjo frymë duhet t'i shoqerojë mediat tona edhe sot, edhe nesër, pavarësisht çfarë do ndodhë në ndeshjen e radhës. Të fituar duhet të dalin shqiptarët, toleranca dhe qytetaria e tyre. Dhe ketë imazh e ka në dorë media. Sekondat në momentin e një ngjarjeje, kanë shumë më tepër rëndësi se dhjetra shkrime e editoriale më pas.



-Manderina Promotions, PR agency-