Friday, December 18, 2015

Manderina Promotions, në takimin e grave sipërmarrëse

Manderina Promotions mori pjesë në takimin e Grave Sipermarrëse, te organizuar në qytetin e Durresit nga Albanian Innovation Accelerator- AIA. Në këtë takim ishin të pranishme gra të biznesit nga Tirana, Durresi, Shkodra etj. të cilat me pasion e guxim kanë ndërmarrë iniciativa të sukseshme pavarësisht sfidave që hasin në realitetin e ashpër shqiptar.

Manderina Promotions ndau me gratë pjesëmarrëse eksperiencën e vet të re në biznes dhe theksoi rëndësinë dhe domosdoshmërinë që ka prezenca online e gjithë bizneseve të grave shqiptare. Sot nuk është shumë e nevojshme të qëndrosh gjithë ditën në dyqan apo në biznesin tënd me orare të zgjatura, ndërkohë që dyqani yt mund të jetë online dhe mund të krijojë të ardhura dhe kur ti nuk je aty. Biznesi online është 24 orë i hapur dhe nuk është lokal por ndërkombëtar, pasi mund të shihet në cdo cep të globit.

Manderina Promotions ofron për gjithë bizneset kryesisht të vogla e të mesme, që të rrisin imazhin e tyre, të promovojnë produktin apo shërbimet në gjithë kanalet e komunikimit që ekzistojnë sot, offline dhe online.
Në fund të takimit, u ra dakord që gratë sipërmarrëse të mentorojnë njëra-tjetrën në fushat ku ato janë eksperte. Gratë falenderuan AIA dhe zonjën Julia Goga për këtë iniciativë për t'u ardhur në ndihme grave shqiptare, permes mentorimit,(dhenies se ideve) se si ato t'i rrisin bizneset e tyre.