Wednesday, July 6, 2016

Psikologjia e ngjyrave në Marketing


Nese mendoni te beni brandimin e kompanise tuaj, apo nje logo te re, mendoni per ngjyrat. Kjo vlen dhe per websiten tuaj. Ngjyrat kane domethenien e tyre dhe ju duhet ta dini. Nje studim i kryer se fundi mbi ndikimin i ngjyrave ne Marketing, tregoi se 90% e vendimeve te klienteve mbi produktet bëhet mbi bazet e ngjyrës. studimet e zgjeruara treguan se ngjyrat lidhen me emocionet. Ja disa prej kuptimeve të ketyre ngjyrave dhe cila kompani i ka përdorur ne logo: 

Jeshilja nenkupton zhvillim dhe shendet ('growth'). Jane shume kompani te njohura ne bote qe perdorin jeshilen ne logo si Monster, Starbucks, Whole Foods, Tropicana, Spotify etj


Lejla- nekupton imagjinate dhe zgjuarsi. Disa nga kompanite e medha qe e kanë përdorur jane: Yahoo, Welch's, Taco Bell, Barbie etj

Blu- nenkupton besim dhe konfidence. Kompanite qe e perdorin jane Lowe's, hp, Oreo, Facebook, Vimeo, Wordpress, Ford, Dell, Walmart.

E kuqja nenkupton emocion, thirrje, guxim. Kompanitë qe e perdorin jane Target, Canon, Lego, Pinterest, Netflix, Coca Cola, CNN, Nabisco, YouTube.

Portokallia nenkupton gëzim, argetim dhe krijim marrëdhëniesh. Kompanite qe e perdorin: Gulf, Shutterfly, Payless, Hooters, Nickelodeon dhe Firefox. Ketu hyn dhe kompania jone Manderina Promotions.

E verdha: Optimizëm dhe mendim te perparuar. Kompanitë: Best Buy, Ikea, Denny's, UPS, Nikon, McDonalds.

E zeza
: Autoritet dhe pushtet. Visa, Adidas, HBO, KISS, MTV, Playboy. E bardha: Pasterti dhe pafajesi: Google, Yelp, and NBC

Pra kur mendoni për të branduar kompaninë tuaj, mos mendoni për demografinë që do targetoni, por për mesazhin që ju do jepni si kompani. Shumë kompani marrin vendime në bazë të asaj që njerëzit do mendojnë për ta. Por jo. Fokusohuni në atë që jeni dhe atë që kompania juaj është, dhe brandimi duhet të ndërtohet mbi këtë bazë.

Thone qe 'kontenti' eshte mbreti, ndersa 'konteksti' eshte gjithe mbreteria. (content is a king, context is the entire kingdom). Konkteksti ka te beje pikerisht me gjithe qenien tuaj si kompani, pra me ate se çfare ofroni, dhe ajo duhet te reflektohet ne gjithe elementet e brandimit tuaj.