Wednesday, August 31, 2016

Mediat Sociale? Mos blini ndjekës, por fokusohuni tek përmbajtja

Gara në mediat sociale është bërë shumë e ethshme në Shqipëri. Shumë kompani e bëjnë vetë këtë shërbim, duke postuar çdo ditë informacione rreth tyre, ndërsa disa biznese të tjera kanë nisur t’ua besojnë kompanive të posaçme që janë krijuar së fundi në Shqipëri dhe ofrojnë shërbime të marketingut dixhital, ku hyn dhe menaxhimi i mediave sociale.

Të gjithë pretendojnë se dinë të menaxhojnë mediat sociale, por shifrat flasin hapur. Mjafton të hapësh faqe të ndryshme në Facebook, që kanë mijëra likes, por postimet e përditshme të tyre nuk marrin asnjë like, as komente etj.

-Gjëja e parë që zbulon është se ndjekësit kjo faqe i ka blerë, dhe ndjekës të tillë nuk janë aktivë, madje shumë prej tyre as nuk e kuptojnë gjuhën që ti shkruan.

- Gjëja e dytë që zbulon është se përmbajtja që shkruhet është pa vlerë për ndjekësit e tu, pra ose shkruan gjënë e gabuar, ose nuk di të shkruash fare.

E njëjta situatë është në Twitter. Psh mediat shqiptare kanë mijëra ndjekës, dhe nuk kanë asnjë retweet, as 'mention', apo 'like'. Po kështu dhe institucionet shqiptare, apo dhe mjaft persona vip.

Në rastin e bizneseve: nëse ju paguani dikë që ju menaxhon mediat sociale, dhe nuk keni atë që në gjuhën profesionale të këtij shërbimi quhet ‘engagement’ pra angazhimin e ndjekësve (me pëlqime apo komente), atëherë misioni juaj ka dështuar, dhe paratë i keni hedhur kot.

Manderina Promotions është një kompani që është specializuar dhe ka të trajnuar stafin e saj me certifikata nga Hootsuite për menaxhimin e mediave sociale. Pra dhe ky profesion nuk është aq i lehtë sa mund ta bëjë kushdo. Çelësi i suksesit tonë është pikërisht se fokus kemi “angazhimin” e ndjekësve.

Nëse shihni klientët tanë, ne nuk tentojmë të blejmë ndjekës, përvec rasteve kur ka një event, apo një produkt të ri në treg, kërkon një reklamë shtesë të sponsorizuar. Menaxhojmë mbi 50 media sociale, të cilat nuk kanë numër rekord pëlqimesh, pasi dihet se Shqipëria është vend i vogël dhe ata 1 milionë përdoruesit e facebook nuk mund të pëlqejnë njësoj çdo sektor apo çdo product. Pra mos tentoni të gjithë vemendjen e tyre, por vetëm të atyre që mund të jenë klientet tuaj potenciale dhe të qëndrueshëm. Pëlqimet e faqeve që ne menaxhojmë janë atutentike dhe angazhimi është i madh.

Nëse do shohim psh llogaritë në twitter, të @visitTirana, @AlbaniaHolidays, @lake_ohrid, ose @visitGjirokastr e shume te tjera

  • ndjekësit tane janë më të shumtë nga ata që ne ndjekim, dhe mbi të gjitha angazhimi është maksimal. 
  • Mjaft postime marrin deri 30-40 retweets psh te Visit Tirana, plus dhe komente (mentions), mesazhe direkte etj,, Ose @VisitGjirokastra qe e kemi hapur vone, merr 10-20 retweets edhe pse ka me pak se 150 ndjekes.

Pra synimi nuk janë ndjekësit e shumtë në numër, por lexuesit e tu të vertetë, ata që e marrin atë që lexojnë tek ty dhe e shpërndajnë apo e komentojnë. Eshtë njësoj si të kesh një dyqan ku kalojnë shumë njerëz dhe pyesin ku është stacioni i autobuzit. Nuk mund të mjaftohesh me faktin që shumë njerëz hyjnë në dyqan, por do të preferoje sikur vetëm 5 prej tyre të hyjnë vërtet për të blerë.

Nuk mund të blini vëmendjen me para, por vetëm me përmbajtje. Ja përse thënia: content is a king (përmbajtja është mbreti), është ajo që duhet të dominojë tek të gjithë ata që pretendojnë se menaxhojnë mediat sociale. Edhe këtë punë duhet ta bëjnë profesionistë që dinë ta kthejnë ketë shërbim, në fitim për ju (return of investment) dhe jo në humbje non-stop.