Friday, November 25, 2016

Bashkia Tiranë mbështet projektin Visit Tirana të Manderina Promotions

Manderina Promotions merr mbështetje nga Bashkia Tiranë për projektin e saj Visit Tirana (www.visit-tirana.com).  Manderina Promotions është një kompani marketingu dhe PR në Tiranë dhe është përzgjedhur si një nga 22 kompanitë fituese të grantit të Bashkisë për Gratë Sipërmarrëse.
Kompania, me një ekip prej 4 grash dhe vajzash, ishte pjesë e këtij konkursi. Z. Erion Veliaj në kuadrin e vizitave në bizneset fituese bëri dhe një vizitë tek zyrat e kompanisë ku vlerësoi punën e ekipit të Visit Tirana në promovimin e qytetit, 

Projekti visit_tirana ka në thelb brandimin e qytetit të Tiranës për turistët e huaj. Projekti filloi në ne vitin 2014 mënyrë vullnetare me llogari në twitter @Visit Tirana që është bërë një nga llogaritë më popullore në këtë media pasi jep informacione të zgjedhura në gjuhën angleze për turistët e huaj që vizitojnë Tiranën. Tashmë visit-tirana.com është një portal online me informacione të shumëllojshme për kulturën, artin, historinë dhe turizmin në Tiranë.  

Projekti nuk ka të bëjë thjesht me ndërtimin e një portali, por me brandimin e Tiranës si destinacion dhe me promovimin non-stop të qytetit në të gjitha kanalet online me qëllim që të konkurrojë me kryeqytetet e rajonit. Visit Tirana do të ketë partneritet me bizneset turistike që do të pasqyrojnë aty produktet e tyre në shërbim të turistëve. Shembull i këtij partneriteti është për një konkurs në mediat sociale me hashtag #TiranaAutum ku pjesëmarrësit postojne foto vjeshte në Tiranë dhe mes fotove më të bukura zgjidhen tre fitues të cilët do të përfitojnë nga shërbimet e këtyre bizneseve.

Manderina Promotions, ështe një kompani që operon prej pothuaj tre vitesh në treg dhe ka kryer disa projekte të sukseshhme sidomos në fushen e turizmit. Ne u ofrojmë shërbime të ndryshme marketingu dhe PR bizneseve për të rritur prezencën e tyre online.

Erion Veliaj tek Manderina Promotions office

Erion Veliaj tek Manderina Promotions, biznes fitues si Gra Sipermarrese 

Stafi i Manderina Promotions me Erion Veliaj

Zyra dhe stafi i Manderina Promotions