Friday, June 2, 2017

Manderina Promotions organizon një tjetër event të suksesshëm, #TiranaSpring

Manderina Promotions organizoi  me 30 Maj tek Reja ceremoninë e ndarjes së cmimeve për tre fituesit e #TiranaSpring, konkursi i dytë i fotografisë në mediat sociale pas asaj #TiranaAutumn. Në ceremoni morën pjesë sponsorat e konkursit, fituesit, ndjekës të Visit Tirana dhe i ftuari special ishte kryetari i bashkisë Tiranë, Z. Veliaj.

Ceremonia e çmimeve #TiranaSpring
(në foto fituesit, sponsorat, Erion Veliaj dhe stafi i Manderinës)

Konkursi kishte synim promovimin e stinës së bukur të pranverës në kryeqytetin tonë, duke postuar fotot më të bukura në
www.visit-tirana.com, portali i turizmit të Tiranës,  krijuar dhe menaxhuar nga Manderina Promotions, agjenci PR dhe Marketingu. 
Mbi 400 foto që u dërguan në Instagram @visit_tirana dhe në Facebook Visit Tirana  përfaqësonin pjesë të ndryshme të qytetit: si qendra e qytetit e mbushur me lulet e pranverës, zonat rurale të gjelbëruara pas dimrit, njerëzit që shëtisnin dhe shijonin stinën e pranverës e tjerë.

Për të vlerësuar këta të rinj të apasionuar pas fotografisë, Manderina Promotions me ndihmën e partnerëve të saj: Xheko Imperial Hotel & Restaurant, Klubi Discover Albania, Restaurant dhe Kinema Cineplexx u dha mundësinë 3 fituesve që të shijojnë më të mirën e qytetit tonë Tiranë: një drekë të shijshme, një udhëtim një ditor nëpër natyrën rurale të Tiranës dhe dy bileta falas për të pare një film 3D në kinema duke promovuar kështu produkte turistike të Tiranës
Manderina Promotions bashkëpunon me shumë biznese në fusha të ndryshme duke ju ofruar strategji gjithëpërfshirëse të komunikimit dhe marketingut  për një paraqitje të plotë dhe të suksesshme online.
Kompania ka dhe projekte të tjera që kanë synim promovimin e detinacioneve turistike në Shqipëri, si Visit berat, Visit gjirokastra, Visit Saranda dhe Lake Ohrid për të cilin ka partneritet me UNESCO.
Manderina Promotions ka organizuar me mjaft profesionalizëm dhe sukses shumë evente të tjera si seminare, trajnime, taste event, inagurime etj, të gjitha këtu i gjeni në faqen tonë në rubrikën “Punët tona”. 



www.manderina.com 

Friday, May 26, 2017

Si të promovoni artikujt e blogut në mediat sociale

Si të promovoni postimet e blogut në mediat sociale
Pasi keni bërë një artikull të mirë në blog mezi prisni ta ndani në mediat sociale, por ajo që doni ju është sa më shumë lexues. Si arrihet kjo? Zbulojeni më poshtë!

Promovimi nëpërmjet mediave sociale
Për të promovuar efektivisht postimet tuaja në blog, ju nuk mund të transmetoni të njëjtin mesazh në çdo rrjet social. Ju duhet të përshtatni mesazhin tuaj për çdo platformë dhe audiencë. Për shembull, nëse promovon një postim të ri të blog-ut, mund të duhet t'u drejtohesh miqve të Facebook në një mënyrë të ndryshme nga kontaktet e tua të biznesit në LinkedIn. Në Twitter, ju jeni të kufizuar në 140 karaktere, kështu që ju duhet të mbani mesazhin tuaj të shkurtër dhe të thjeshtë. Në Pinterest, imazhi juaj është mënyra kryesore për të tërhequr vëmendjen. Çdo rrjet social ofron opsione të ndryshme për promovimin e përmbajtjes suaj. Numri i karaktereve të lejuara dhe madhësia e imazhit ndryshon. Ju mund të shtoni edhe # hashtage për të kthyer postimet në përmbajtje të kërkueshme ose shtoni @  për t'u lidhur direkt me ndjekësit tuaj. Të vendosësh hashtage të shumta , funksionon mirë në Twitter dhe Instagram, por përdorimi i tyre në Facebook ose LinkedIn nuk do të prodhojë domosdoshmërisht rezultate të njëjta.
Ja si mund të promovoni artikujt e blogut tuaj në pesë rrjetet më të mira sociale

#1: Ndajeni në Facebook

Postimet në Facebook mund të përmbajnë deri në 10.000 karaktere, por vetëm 480 karakteret e para janë të dukshme në kohështrirje, pasi pjesa tjetër është e fshehur pas “shiko më shumë”. Pra, vendos thelbin e mesazhit tuaj në 480 karakteret e para. Kini parasysh që postimet në Facebook me më pak se 50 shkronja kanë treguar më shumë angazhim sesa postimet më të gjata. Postimet me imazhe funksionojnë më mirë në Facebook. Është e mira që kur postoni artikullin e blogut tuaj në Facebook të ngarkoni imazhe që i shoqëroni me link. Në këtë mënyrë fotot që ju ngarkoni do të jenë të shoqëruara me linkun e secilit artikull që ju keni shoqëruar foton.  Gjithashtu, është mirë që të siguroheni që të vendosni dhe një koment personal dhe të ftoni lexuesit të ndajnë mendimin e tyre.

#2: Ndajeni në Twitter

Twitter ishte rrjeti i parë social që vendosi hashtag-et dhe @ (mention) të cilat ofrojnë kërkime më të mira dhe  të shumta. Kohët e fundit, platforma  ka bërë ndryshime në kufirin me 140 karaktere për t'i dhënë postimeve hapësirë pak më të madhe. Postimet me më pak se 140 karaktere janë më mirë. Për të patur sa më shumë re-tweets (ripostime) sigurohuni që të ngarkoni imazhe dhe linqe.  Nëse shtoni deri në katër hashtage, kjo do të bëjë postimin tuaj më të kërkueshme për fjalët kyçe dhe do të gjenerojë më shumë reagime. Përfshini simbolin e @ nëse doni të jepni kredenciale dikujt ose t'i dërgoni mesazhe specifike në Twitter. Koha e një postimi në Twitter në kohështrirje është rreth 18 minuta, kështu që është mirë që artikujt e blog-ut t’i ndani më shumë se njëherë në ditë.


#3: Postojeni në LinkedIn

LinkedIn ju lejon të postoni në profilin tuaj, në faqet e kompanisë dhe faqe dhe në grupe. Ju gjithashtu mund të publikoni postimet tuaja në blog në LinkedIn Pulse ose SlideShare. Në faqen e kompanisë tuaj, ‘përditësimi’ juaj mund të përmbajë rreth 600 karaktere. Çdo tekst me më shumë se 150 karaktere duket jo shumë tërheqës për lexuesin pasi do ti duhet të klikojë “shiko më shumë” për të parë postimin  e plotë. Ndarja e artikullit me një imazh dhe link funksionon më së miri në LinkedIn. Bëjeni tekstin tuaj personal që të krijojë angazhim me ndjekësit. Bëni pyetje ose inkurajoni lexuesit të bashkëveprojnë me postimin tuaj.

#4: Postojeni në Pinterest
Në Pinterest, imazhi është pjesa më e rëndësishme e postimit (pin) tuaj. Vendosni një përshkrim për të treguar më shumë se çfarë ka ky postim. Pinterest ju lejon të shkruani deri në 500 karaktere për të përshkruar dhe komentuar imazhet tuaja. Ju mund të mbledhni imazhet tuaja në albume për t'i renditur ato sipas temave dhe të vendosni imazhe të çdo madhësie. Për të bindur përdoruesit që të klikojnë, bëni përshkrimet tuaja nga  150 deri 300 karaktere. Vendosni hashtag për fjalët kyçe për të rritur shikueshmërin e imazhit.

#5: Postojeni në Instagram

Në Instagram mund të postosh deri në 10 foto ose video në një postim të vetëm. Kohëzgjatja e një imazhi në Instagram është shumë më e shkurtër se sa në Pinterest. Shumica e angazhimeve ndodhin brenda orëve të para të postimit. Instagram ofron një madhësi unike katrore për imazhet, që është 1080 x 1080 piksel. Përshkrimet mund të jenë deri në 2,200 karaktere, nga të cilat vetëm tre rreshtat e parë shfaqen në kohështrirje. Përpiquni të transmetoni esencën e postimit në 155 karakteret e para. Hashtage-t  janë të rëndësishme në Instagram, dhe shumë titra përbëhen vetëm nga hashtage. Përdorni fjalë kyçe të artikullit të blogut tuaj  si hashtage në mënyrë që sa më shumë përdorues të Instagram mund të gjejnë postimin tuaj. Ju mund të shtoni deri në 30 hashtage. Instagram nuk shfaq linqet e klikueshme, por mund të shtosh një URL në bion e Instagramit që të ftoni ndjekësit ta lexojnë blogun tuaj.

Si përfundim

Promovimi i artikullit të blogut tuaj në mediat sociale mund t’ju të ndihmojë të korrnin sukses me blog-un tuaj. Megjithatë, nëse ndani të njëjtin mesazh në të gjitha rrjetet tuaja sociale, do të humbisni mundësitë për shtrirje dhe angazhim më të madh. Ju duhet të përshtatni mesazhet tuaja në çdo rrjet social që të arrini në një audience të përgjithshme.

Monday, May 15, 2017

Event në Tirane: Të ndash me të tjerët dështimet në sipërmarrje

Fitorja më e ëmbël është edhe ajo më e vështira, ajo që ju kërkon të luftoni me çdo gjë që keni, të jeni të gatshëm të përballoni çdo sfidë. Shoqëria nuk vlerëson humbjen dhe nuk do të gjeni shumë humbje të dokumentuara në librat e historisë. Pothuajse të gjithë e dinë historinë e Tomas Edison për shpikjen e llampës, ku provoi 1000 mënyra për të gjetur zgjidhjen e duhur.
Erion Veliaj ne eventin FuckUp Nights Tirana
Por le të mos shkojmë kaq larg për të folur për dështimet. Në Tiranë të shtunën, 13 Maj, eventi “FuckUp Nights”, u organizua nga Ministria e Inovacionit në kuadër të Javës së Inovacionit në Shqipëri.
FuckUp Nights është një lëvizje globale e krijuar në Meksikë në 2012 për të ndarë me njerëzit historitë e dështimit në sipërmarrje. Në këtë event ishin katër  të ftuar nga fusha të ndryshme: Erion Veliaj, Gianni De Biasi, Rovena Dilo dhe Milena Harito. Secili pati në dispozicion 7 minuta kohë për të folur për dështimin e tyre më të madh, ndërkohë në monitor shfaqeshin 10 imazhe që tregonin momente të suksesit të tyre.
Një hapësirë tjetër ishte moment i pyetjeve nga publiku për secilin nga të ftuarit, ku secila pyetje kërkonte të zbulonte ndonjë detaj më shumë të historisë së dështimit. Të gjithë i njohim këto katër figura publike, Erion Veliaj nga fusha e politikës, Gianni De Biasi nga sporti, Rovena Dilo nga arti dhe Milena Harito sërish nga politika. I njohim për shkak të suksesit në fushën tyre, ku vështirë se mund të mendosh që mund të kenë patur dështime.
Kryebashkiaku Veliaj, rrëfeu një nga momentet më të vështira të fillimit të karrierës së tij në politikë me lëvizjen G99.
Ndërsa Ministrja e Inovacionit, Milena Harito ndau me publikun sfidat dhe vështirësitë që hasi në Francë si studente dhe si ia doli mbanë në atë vend ku nuk e njihte askush.
Milena Harito ne eventin FuckUp Nights Tirana
Gianni De Biasi, trajneri i kombëtares shqiptare, e cilësoi veten si njeriu i cili mund të flasë më mirë për humbjet dhe forcën që gjen pas humbjes. Ai tregoi edhe për humbjet me skuadrën tonë kombëtare të futbollit dhe se si gjente motivin për të vazhduar dhe inkurajuar dhe futbollistët.
Gianni De Biasi ne eventin FuckUp Nights Tirana
E ftuara e katërt ishte këngëtarja e njohur Rovena Dilo, e cila me sportivitetin e saj zbuloi dhe anën e errët të artit të muzikës, atë të zhgënjimit nga kolegët. Me anë të rrëfimit të saj, ajo ndau edhe disa këshilla për publikun për të kaluar lehtë dështimet në jetë.
Rovena Dilo ne eventin FuckUp Nights Tirana
Por, për çfarë shërbeu e gjithë kjo “natë dështimesh”?  Qëllimi i kësaj nate është inkurajimi për të punuar pa u lodhur, pavarësisht sfidave dhe disfatave, suksesi është për ata që luftojnë deri në fund. Dështimi është mësimi më i mirë dhe humbja të bën më të fortë. 

Wednesday, April 12, 2017

Euforia në mediat sociale mund t'ju kthehet në dështim

Shumë nga ne mund të mos e pranojnë që shpenzojmë mjaft kohë duke parë në Facebook se çfarë kanë postuar miqtë tanë. Madje ne gjykojmë të tjerët në bazë të gjërave që ata postojnë. Mjaft studime të fundit, që po analizojnë sjelljen e njerëzve online, tregojnë se si postimet tona për veten apo të miqve tanë për ne ndikojnë në ngritjen e figurës tonë sociale dhe anastjelltas.  



Nuk është çudi që nuk na pëlqejnë aq shumë njerëzit, postimet e të cilëve janë vazhdimisht negative. Por edhe mesazhet pozitive mund të lënë ndonjëherë përshtypje të keqe. Për shembull, studimet thonë se njerëzit të cilët postojnë mesazhe romantike për partnerët  e tyre, duken më të kënaqur me marrëdhëniet e tyre, por ata ishin më pak të pëlqyer nga të tjerët. Ata ose konsiderohen naivë që gjithcka personale e publikojnë online, ose krijojnë xhelozi te të tjerët. Në të dy rastet janë të papëlqyer. 

Njerëzit në shumicën e rasteve në mediat sociale postojnë informacione për veten e tyre. Ata mund të ndajnë lajmin e mirë në lidhje me një ofertë pune, kilogramët që kanë humbur në palestër, ose tregojnë për një fitore në një aktivitet sportiv të fundit. Ata mund të postojnë në lidhje me aktivitetet e përgjithshme që janë të angazhuar, ose postojnë për të tërhequr vëmendjen e personave të tjerë. Postimet pozitive të shpeshta për veten kanë një potencial të madh të duken si mburrje.


Një tjetër faktor që komplikon përshtypjet që krijohen në mediat sociale është dallimi mes përmbajtjes së një postimi që dikush poston për veten në Facebook, me atë që të tjerët postojnë për të. Ne priremi që ta konsiderojmë informacionin që dëgjojmë për dikë, si më të besueshëm, sesa informacionin që ai ka postuar për veten. kjo vlen në të dy rastet dhe kur për personin flasin negativ dhe kur flasin pozitiv. Ne bindemi më shumë nga përshtypja e të tjerëve për dikë. Në fakt, nëse gjykoni popullaritetin e dikujt, postimet në Facebook nga miqtë e tyre kanë të ngjarë të ndikojnë  më shumë në mendimin tuaj se sa ajo çfarë poston vetë miku juaj për ju. Ndaj mos u mburrni shumë, jini modestë dhe lini punën ose kolegët të flasin për një arritjen tuaj. Është me rezultative, dhe ju bëheni më popullor në mediat sociale. Fundja nuk është ky qëllimi juaj kur postoni në media sociale?

Monday, March 27, 2017

Bizneset pëlqejnë më shumë Instagramin se sa Snapchatin

Në betejën e vazhdueshme ndërmjet Instagramit dhe Snapchat, paratë janë ato vendosin rezultatin dhe fituesin. Dhe siç duket shifrat e fundit tregojnë se bizneset duket se pëlqejnë më shumë Instagramin.

Snapchat numëron më shumë si 150 milion përdorues aktivë. Rivali i tij kryesor, Instagram, ka mbi 400 milionë prej tyre. Por kjo nuk është kërcënimi i vetëm për “fantazmën e bardhë”.
 Sipas studimeve të fundit të kryera nga RBC Capital Markets, në partneritet me revistën Ad Age, bizneset janë më pak të motivuar për të investuar në Snapchat se në Instagram. 65% nga 1.600 specialistë marketingu të anketuar kanë deklaruar se kanë qenë më të interesuar për të bërë reklama në Instagram, ndërsa më pak se 40% do të konsideroni të investonin për reklamë në Snapchat.
Shqetësimet e specialistëve të marketingut për Snapchat janë gjithmonë të njëjta: mungesa e ROI( return on investment) , nuk ka të dhëna analizuese, dhe rënie angazhimi nga përdoruesit. Dhe kompania e Snapchat nuk ka qenë në gjendje për të trajtuar këto probleme deri më tani. 

Në anën tjetër, Facebook që ka në pronësi Instagram,i ka kuptuar shpejtë të mirat e lidhjes së tij me Facebook Ads Menaxher; dhe rëndësinë e matjeve të statistikave për specialistët e marketingut. Këto janë arsyet kryesore që Snapchat nuk është kompania më e sukseshme ashtu siç pritej.
65% e bizneseve reklamojnë më shumë në Instagram. Më pak se 40% investojnë për reklamat në Snapchat.


Burimi: We Are Social Media (http://wersm.com

Friday, March 17, 2017

Fake News- si t'i dalloni lajmet false në prag fushate elektorale

Termi 'Fake News', ose lajmet false, shpërtheu gjatë fushatës presidenciale në SHBA. Thuhet se ky fenomen u konsiderua si shkaku pse humbi kandidatja për presidente Hillari Klinton, e cila ndryshe nga Donald Trump përdori deri në fund mënyrat tradicionale të PR-it dhe fushatës elektorale. Disa zëra thonë se mjeshtër të përhapjes së 'Fake News' janë rusët, të cilët bënë të pamundurën që në këtë mënyrë të ndërhynin në zgjedhjet amerikane në favor të zgjedhjes së Trump.

Lajmet false kanë krijuar shumë konfuzion mes njerëzve: disa i besojnë totalisht, disa jo, të tjerët e ngatërrojnë me satirën. Deri diku sot e vërteta është bërë e pamundur për t'u kuptuar.
I tillë psh ishte lajmi për plagosjen e Donald Trump gjatë fushatës, që shumë shpejt rezultoi fals. Një tjetër lajm që doli fals ishte ai se SOROS po paguan protestues për të prishur rezultatin e zgjedhjeve në SHBA. Këtë lajm e përsëriti dhe vetë Trump disa herë, por rezultoi gjithashtu fals. Nga koha e lajmeve të tilla përfituan mijera dollarë mjaft njerëz manipulues. Vetëm në Maqedoni u hapën nga të rinj më shumë se 100 faqe pro-presidentit Trump duke përhapur lajme false dhe duke fituar disa qindra mijëra dollarë.

Në fakt, lajmet false fillimisht besohen, pasi ata që i ndajnë nuk i bëjnë fare të pamundura. Psh duke lënë shembujt perëndimore dhe duke u kthyer në Shqipëri, në lajmet e fundit të aktualitetit tonë, largimet e Ministrave të Qeverisë Rama, ka kohë që shoqërohen dhe me lajme të tipit: Rama drejt Dorëheqjes, apo ky ministër së shpejti në burg, ose lajme si ai i konteniereve me mbetje kimike që mbërritën në Shqipëri.
Në fushatën elektorale që po vjen lajme të tilla po shtohen dhe vertet qytetari është konfuz çfarë të lexojë dhe çfarë të pranojë si të vertetë.


Atëherë si të kuptohen këto lajme?

Së pari ato nuk përhapen nga media serioze, por nga portale te krijuara rishtaz, ose pa kredibilitet. Një paralajmërim i parë për qytetarët është ky: lajmin merreni nga mediat më prestigjoze, të njohura për ju, që nuk janë fantazma pa adresë, por media që kanë një stabilitet.

Së dyti nëse një lajm bombë, të pabesueshëm e keni parë në një portal serioz, kërkojeni për siguri dhe në një tjetër portal të ngjashëm apo kanal mediatik të njohur, pasi ndodh që të jetë hakeruar siç ndodhi në një rast me një twitter të BBC-së pak kohë më parë.

Së treti duroni pak, lajmi i pavertetë shuhet shumë shpejt. Ai mund të ndahet dhe mund të pëlqehet nga miliona vetë, por shumë shpejt ai del që është fals, siç doli që Trump nuk është plagosur, apo që Rama nuk ka asnjë plan për t'u dorëhequr, apo përgënjeshtrimi i doganave që asnjë kontenier me mbetje nuk ka hyrë në Shqipëri. Lajmi mund të përgënjeshtrohet në shumicën e rasteve nga vetë personi për të cilin flet ky lajm, pra nuk është e vështirë të vertetohet.

Së katërti në raste fushatash elektorale, mos besoni gjithçka që lexoni në media, pasi mediat në këto momente mbajnë padiskutim njërën anë. Në rast se keni një mendim për kë të votoni, që mund ta keni krijuar gjatë viteve të një qeverisjeje, mos prisni të ndikoheni në fund se për kë të hidhni votën. Beteja e lajmeve fals do jetë shumë e ashpër gjatë fushatës. Shkurt besojini vetes tuaj dhe jo kësaj beteje.

Së pesti, pikërisht një lajm që është shumë shumë i klikuar mund të jetë fals, pasi ky ka qenë qëllimi në vetvete i lajmit. Pra nëse një lajm pëlqehet në një kohë të shkurtër nga një numër i madh njerëzish ai mund të rezultojë fals. Ata që e përhapin duan sa më shumë lexues, dhe i sponsorizojnë pëlqimet.

Së gjashti, besojuni lajmeve me autorësi. Në rast se autori ka vendosur emrin poshtë, dhe ai është gazetar i njohur për ju, apo për komunitetin ku jetoni atëherë mund ta konsideroni si të vërtetë.

Së shtati kujdes: vetë politikanët mund të jenë përhapës të lajmit fals, por ju duhet ta kuptoni se ata shkurt mbrojnë vetëm njërën palë, pra veten e tyre, dhe u duhet të përhapin lajm të gënjeshtërt për të goditur kundërshtarin.

Në erën e mediave sociale dhe në zhvillimin e vrullshëm të teknologjisë, lajmet false janë pjesë e këtij trendi, pasi gjithë kontenti është online, dhe gjithkush ka të drejtë të shkruajë. Nuk ka me limite, thjesht ne duhet të bëheni më të kujdesshëm për të përzgjedhur mes gjithë këtyre informacioneve, lajmin e duhur.

Wednesday, March 1, 2017

Si po zëvendohen televizionet nga mediat sociale?

Tendenca e ketij viti për të rritur rolin dhe ndikimin e videove live përmes mediave sociale po nxjerr jashte loje median tradicionale vizive. Ky trend ka mbërritur tashmë dhe në Shqipëri.
Facebook live apo Instagram live, jo vetëm që lidhin drejt përdrejt qytetarin  me atë që po ndodh realisht, por po mënjanojnë median tradicionale, zbehin nevojën për kudondodhjen e saj, pasi tashmë kameramanë janë vetë qytetarët, apo vetë institucionet që po i përqafojnë këto zhvillime të jashtëzakonshme të teknologjisë.


I pari që e dha këtë shembull në nivel institucional është presidenti amerikan Donald Trump, i cili nisi një erë të re në marrëdhëniet e institucionit më të lartë të SHBA me mediat. Ai gjykon se postimi i lajmeve të tij në Twitter e bën atë më të lidhur me votuesit dhe qytetarët, duke krijuar marrëdhënie personale me ta. Ai thotë madje se duke përdorur këtë komunikim të drejtpërdrejtë, shmang atë që bën media, e cila shpesh lajmit i jep deviacione sipas deshirës, apo  sipas ndonjë force politike që qëndron pas saj.

E ndërsa kjo mënyrë po kritikohet gjithandej, në Shqipëri po ndodh e njëjta gjë. Çdo gjë nisi me përgatitjen e kasetave të gatshme nga vetë politikanët apo institucionet gjatë fushatave zgjedhore, që u dërgoheshin televizioneve të montuara. Por kjo nuk e sfumonte fuqinë e mediave, pasi ato e kishin plotfuqinë ne eventet live. Pra nëse duhej të kishe mediat live, patjetër duhej t'u kërkojë atyre pjesëmarrje. 

Por sot veç celularëve apo Ipad-ve që e ofrojnë mundësinë për live, kanë dalë dhe aparate të sofistikuara të cilat transmetojnë live si në fb, twitter, instagram, madje kanë dhe opsionet për afrim apo largim imazhi dhe opsione të tjera të kamerave tradicionale. Sot sheh që institucionet shqiptare në çdo event transmetojnë live, kanë apo s'kanë kamera nga pas. Kështu në këtë mënyrë rëndësia e mediave tradicionale televizive po humbet. 
Nëse dikur ishin reklamat që devijuan të parat nga formati i televizioneve drejt mediat sociale, tashmë dhe lajmi po ndjek të njëjtin trend. Sot institucionet transmetojne live për fansat e tyre në social media dhe askush nuk shqetësohet për të thirur kamera, madje u thonë mediave që lajmin mund ta marrin prej transmetimit live të Facebook.

Pyetja që lind është: A po jetojmë në një erë të madhe ndryshimi në fushën e mediave? Pa diskutim që po. Fillimisht u zbehen gazetat, që u zëvendësuan nga portalet. Tashmë televizionet po zëvendësohen nga transmetimet Live në social media. Shumë njerëz nuk i ndjekin më me aq ankth e interes lajmet e mbrëmjes, pasi informacionin e kanë marrë në social media gjatë gjithë ditës. Qe teknologjia po zëvendëson mediat tradicionale nuk ka më diskutim. Por shumë pyetje ngrihen rreth kësaj situate: A është më profesionale kjo mënyrë e dhënies së lajmit? A duhet të centralizohet sërish media si pushtet? A është më pranë komunikimit me qytetarin dhe më pranë të vërtetës kjo mënyrë transmetimi i informacionit? Të gjitha janë enigma që në fakt nuk ka kush t'i zgjidhë, pasi teknologjia përparon shumë më shpejt sesa sistemet rregullatore të qeverisë për këto sfida të reja. Qeverive nuk u ngelet gjë tjetër, veçse ta përqafojnë këtë zhvillim teknologjik.  

Thursday, February 9, 2017

Ku gabojnë bizneset me reklamimet online?

Shumë biznese e kanë kuptuar se pa reklamë, pa promovuar produktin e tyre nuk mund të kenë sukses, as shitje dhe as fitime. Tashmë dhe mundesitë për reklamim kanë ndryshuar, janë diversifikuar, por klienti është po ai. Sipas gjithë statistikave, televizioni nuk është më mënyra më e preferuar për të bërë reklamë, pasi është e shtrenjte dhe zgjat pak në kohë. Se fundi, po preferohet gjithnjë e më shumë reklamimi në portalet online, pasi ato kanë fituar një përdorim të gjere në publik. Përdoruesit, më shpejt hyjnë nëpër portale apo në mediat sociale për të kërkuar një lajm, një informacion sesa rrinë para televizorit. Në fakt televizorin e kanë me vete kudo, dhe ai është aparati i tyre celular. Kështu që përsa kohë audienca është zhvendosur në këto aparate të vogla dhe në median online dhe biznesi padyshim duhet te shkoje aty. Deri këtu duket gjithçka është ok, por cfarë ndodh realisht?

Nëse targetoni gjithkënd, s’keni targetuar askënd

Është shumë e çuditshme që bizneset tashmë po joshen ose më saktë po gënjehen për të reklamuar në bazë të numrit të klikimeve. Një portal i kërkon biznesit para, pasi ka kaq klikime në ditë apo në vit. Ai klikimet mund ti kete rritur me lloj lloj menyrash. Psh një portal krejt serioz publikon dhe foto nudo, publikon dhe lajme të paverteta ose fake neës, publikon lajme ku tituli nuk ka lidhje fare me ate që eshte fshehur. Po gjithsesi me këto manipulime portalet varin ne fije të perit kredibilitetin e tyre, dhe ky nuk eshte problem per biznesin. Problemi i biznesit eshte a e gjejne në këto portale audiencën që ata duan? A është klienti i tyre potencial në audiencën e këtyre portaleve? Në përgjithësi këto portale që venë çmime afrofe te kostos së reklamave në faqet e tyre, nuk japin llogari sa kliente i derguan biznesit që i kanë marrë reklamën. Sa është raporti kosto përfitim i biznesit që reklamoi në këtë portal? Pra në një farë menyre nëse ju konsideroni si target grup, gjithkënd, keni dështuar, pasi në këtë mënyrë nuk keni arritur askënd.

Gjej target grupin tënd

Sfida me e madhe është të lidhësh reklamën me audiencën që ti do, me klientin që ti do, që ai të vijë e të blejë tek ty. Në këto raste zgjidhja ekziston, dhe nuk do e japim ne. Psh një biznes bastesh sportive normal që reklamën e vet do e bëjë në një portal sportiv. Por nuk kuptohet pse një hotel që synon klientë që të akomodohen aty, ta bëjë reklamën në një portal lajmesh shqip, kur fokusi psh është turisti i huaj. Sheh kompani mishi që bejnë reklamën në vendin e gabuar, ndërkohë që këto produkte duhet të ishin pjesë e portaleve të ushqimit: si të gatuajme, shije etj. Vertet mendoni se dikush që do të lexoje një lajm fjala vjen për Kim Kardashian, do të klikojë dhe reklamën e produktit të mishit? Le ti dalë 100 here para ajo reklamë, ai do ta klikojë te kryqi për ta mbyllur. Në rast se klikimet për mbyllje i numërohen klientit për klikime reale te biznesit që reklamon, ky pastaj është një tjetër mashtrim.

Pra gabimi që bëjnë bizneset në Shqipëri, është se nuk lidhin objektin, sherbimin, fushën e tyre, me vendin ku reklamojnë. Përfundimi? Derdhin para kot, dhe klientela e tyre nuk shtohet. Të fituarit në këtë mes? Portalet me gënjeshtrat dhe lajmet e tyre te pasakta.

Bizneset, me mire te ngrene mediat e tyre sociale, dhe te furnizojne me informacion te sakte vete klientin e tyre, sesa të reklamojnë në këto portale, të cilat në Shqipëri është vështirë ti dallosh ato serioze, nga ato jo serioze.

Por sugjerimi më i mirë është të reklamojnë në portalet e dedikuara, që dalëngadalë po krijohen në Shqipëri. Psh nje biznes hotel, restorant, turizem dentar, që ka si target grup turistin e huaj nuk mund të postojë në portale lajmesh shqip, por në portale që tërheqin turistë (psh www.visit-tirana.com). Turisti i huaj nuk di shqip që të klikojë portalet shqiptare për të parë se ku te shkojë, ku të flejë, cfarë të hajë, ku të rregullojë dhëmbët, ku të kalojë pushimet etj. Shpresojmë që gjërat të shkojnë në vendin e vet dhe në këtë treg të çregulluar për momentin.

Friday, January 27, 2017

Përse ka rëndësi reputacioni online i bizneseve?

Në epokën e mediave sociale dhe udhëtarëve të ‘mençur’, ndarja e eksperiencave me të tjerët është shumë e rëndësishme. Të dhënat nga industria e udhëtimeve tregojnë se 95 % e personave lexojnë vlerësimet para se të bëjnë një rezervim, dhe 76 % e udhëtarëve postojnë foto të udhëtimit të tyre online. 


Ky është lajm i mirë për hotelet dhe resortet e medha, sepse  kur është kaq e thjeshte për klientët që të marrin foto të ketyre vendeve nga miqte e tyre, hotelet që ofrojnë eksperienca të jashtëzakonshme kanë mundësi të shkëlqejnë më shumë se kurrë.


Ne e dimë se përdoruesit e Booking.com apo dhe faqeve te tjera te rezervimeve, priren të krahasojnë në të njëjtën kohë disa hotele para se të rezervojmë, kështu që ata i lexojnë vlerësimet një e nga një. Në një situatë të tillë, çelësi i suksesit është mirë-menaxhimi i reputacionit online. Të dhënat tregojnë se vlerësimet dhe imazhet janë faktorët kryesorë që klientët bazohen para se të vendosin se ku do të qëndrojnë.


Njerëzit priren që të shikojnë ato hotele me pikë mbi mesatare. Një nga filtrat e kërkimit më të përdorur në Booking.com janë filtrat e vlerësimit të pikëve nga 8+ ose mbi 9+. Kjo e dhënë e vogël konsiderohet si mënyra më e qartë që klientët të kuptojnë se cilet  nga hotelet ofrojnë shërbimin më të mirë.
Kjo do të thotë që pronat (hotelet) që ofrojnë shërbimet më të mira gjithmonë do të jenë në krye të listës dhe ne duhet të jemi krenar që t’i ndajmë këto me klientët tanë.