Në epokën e
mediave sociale dhe udhëtarëve të ‘mençur’, ndarja e eksperiencave me të tjerët
është shumë e rëndësishme. Të dhënat nga industria e udhëtimeve tregojnë
se 95 % e personave lexojnë vlerësimet para se të bëjnë një rezervim, dhe 76 %
e udhëtarëve postojnë foto të udhëtimit të tyre online.
Ky është lajm i mirë për hotelet dhe resortet e medha, sepse kur është kaq e thjeshte për klientët që të marrin foto të ketyre vendeve nga miqte e tyre, hotelet që ofrojnë eksperienca të jashtëzakonshme kanë mundësi të shkëlqejnë më shumë se kurrë.
Ne e dimë se përdoruesit e Booking.com apo dhe faqeve te
tjera te rezervimeve, priren të krahasojnë në të njëjtën kohë disa hotele para
se të rezervojmë, kështu që ata i lexojnë vlerësimet një e nga një. Në një
situatë të tillë, çelësi i suksesit është mirë-menaxhimi i reputacionit online.
Të dhënat tregojnë se vlerësimet dhe imazhet janë faktorët kryesorë që klientët
bazohen para se të vendosin se ku do të qëndrojnë.
Njerëzit priren
që të shikojnë ato hotele me pikë mbi mesatare. Një nga filtrat e kërkimit më
të përdorur në Booking.com janë filtrat e vlerësimit të pikëve nga 8+ ose mbi
9+. Kjo e dhënë e vogël konsiderohet si mënyra më e qartë që klientët të
kuptojnë se cilet nga hotelet ofrojnë
shërbimin më të mirë.
Kjo do të thotë
që pronat (hotelet) që ofrojnë shërbimet më të mira gjithmonë do të jenë në
krye të listës dhe ne duhet të jemi krenar që t’i ndajmë këto me klientët tanë.