Manderina Promotions organizoi me 30
Maj tek Reja ceremoninë e ndarjes së cmimeve për tre fituesit e #TiranaSpring, konkursi i dytë i fotografisë në mediat
sociale pas asaj #TiranaAutumn. Në ceremoni morën pjesë sponsorat e konkursit,
fituesit, ndjekës të Visit Tirana dhe i ftuari special ishte kryetari i bashkisë
Tiranë, Z. Veliaj.
![]() |
Ceremonia e çmimeve #TiranaSpring (në foto fituesit, sponsorat, Erion Veliaj dhe stafi i Manderinës) |
Konkursi kishte synim promovimin e stinës së bukur të pranverës në kryeqytetin tonë, duke postuar fotot më të bukura në www.visit-tirana.com, portali i turizmit të Tiranës, krijuar dhe menaxhuar nga Manderina Promotions, agjenci PR dhe Marketingu.
Mbi 400 foto që u dërguan në Instagram @visit_tirana dhe në Facebook Visit Tirana përfaqësonin pjesë të ndryshme të qytetit: si
qendra e qytetit e mbushur me lulet e pranverës, zonat rurale të gjelbëruara
pas dimrit, njerëzit që shëtisnin dhe shijonin stinën e pranverës e tjerë.
Për të vlerësuar këta të rinj të apasionuar pas fotografisë, Manderina
Promotions me ndihmën e partnerëve të saj: Xheko Imperial Hotel &
Restaurant, Klubi Discover Albania, Restaurant dhe Kinema Cineplexx u dha
mundësinë 3 fituesve që të shijojnë më të mirën e qytetit tonë Tiranë: një
drekë të shijshme, një udhëtim një ditor nëpër natyrën rurale të Tiranës dhe dy
bileta falas për të pare një film 3D në kinema duke promovuar kështu produkte
turistike të Tiranës
Manderina Promotions bashkëpunon me shumë biznese në fusha të ndryshme duke
ju ofruar strategji gjithëpërfshirëse të komunikimit dhe marketingut për një paraqitje të plotë dhe të suksesshme
online.
Kompania ka dhe projekte të tjera që kanë synim promovimin e detinacioneve
turistike në Shqipëri, si Visit berat, Visit gjirokastra, Visit Saranda dhe
Lake Ohrid për të cilin ka partneritet me UNESCO.
Manderina Promotions ka organizuar me mjaft profesionalizëm dhe sukses shumë
evente të tjera si seminare, trajnime, taste event, inagurime etj, të gjitha këtu
i gjeni në faqen tonë në rubrikën “Punët tona”.
www.manderina.com
No comments:
Post a Comment