Tuesday, July 4, 2017

Çfarë duhet të dinë hotelet për marketingun online

Hotelet duhet të shpenzojnë pak më shumë kohë dhe përpjekje për të siguruar që të kenë një vizibilitet online në të gjithë botën, qoftë përmes internetit, OTA-ve të shumta ose edhe nëpërmjet fjalës së gojës. Ja cilat janë gjërat minimale që një hotel duhet të ketë në paraqitjen e tij online.
  
·   Website i përshtatshëm për smartphone ose aplikacione
75% e të rinjëve kanë të shkarkuar në celularët aplikacione për udhëtimet, 69% e njerëzve preferojnë të rezervojnë nga telefoni i tyre ose tableti. Një hotel do të jetë në disavantazh nëse faqje e tyre e internetit nuk është e adaptuar për celularët smartphone, mungesa e së cilës përbën vështirësi në navigim. Ndërsa një aplikacion i hotelit është një bonus i shtuar dhe një mundësi më shumë për klientë të mundshëm. Brezi i sotëm kërkon informacion të menjëhershme dhe çdo gjë duhet të jetë e aksesueshme direkt nga telefoni i tyre dhe hotelet duhet patjetër t’i përgjigjen trendit.

• SEO dhe Marketingu në Mediat Sociale  

Njerëzit zakonisht bëjnë një kërkim mjaft të hollësishëm para se të rezervojnë një hotel, ata kontrollojnë websitet e hoteleve, lexojnë  vlerësimet (review)  online në site të ndryshme udhëtimesh dhe OTA, dhe krahasojnë çmimet me hotele të tjera.  Hotelet duhet të sigurohen që janë të regjistuar në kanale të ndryshme online për të patur sa më shumë vizibilitet.  
SEO- (Optimizim për Motorët e Kërkimit)është një mjet i fuqishëm, kështu që hotelet duhet të sigurohen që ueb faqja  e tyre duhet të jetë e përshtatshme për celularët smartphone. Duhet  të integrojnë fjalë kyçe në faqen e tyre të internetit në mënyrë që kur njerëzit të kërkojnë hotele në një qytet të caktuar, p.sh Tiranë, faqja e hotelit e tyre të renditet në rezulatet e para të kërkimit. Hotelet mund të përdorin dhe Google-in për rritur renditjen në rank lokal, mjafton që të bëjnë një regjistrim në Google My Business, duke vendosur të dhënat e hotelit, emrin, adresën, numrin e telefonit, që biznesi të jetë i verifikuar në Google. Mediat sociale janë një tjetër kanal ku hotelet duhet të kenë patjetjer llogaritë e tyre zyrtare ku mund të komunikojnë me klientët.
Klientët duhet të inkurajohen për të postuar komente/vlerësime në mënyrë që njerëzit e tjerë të shohin vlerësimet për hotelin. Rreth 82% e të rinjëve sot i konsiderojnë shumë të rëndësishme vlerësimet online të udhëtimeve dhe në bazë të vlerësimeve dhe renditjes online marrin vendime për të rezervuar ose jo një hotel.  

• Remarketing duke përdorur Google Adwords
 Të dhënat analitike në Google Analytics janë një burim i mirë informacioni që i shërbejnë hotelit për të analizuar të dhënat demografike të njerëzve që vizitojnë faqen e hotelit dhe cilat vizita i kanë çuar rezervime. Google Adwords sjellë më shumë trafik në faqe dhe një mundësi më të madhe që vizitorët të rezervojnë në hotelin tuaj.

• Marketingu i përmbajtjes
Marketingu i përmbajtjes është menaxhimi i komunikimi me klientët pa shitur drejtpërdrejtë produktin/shërbimin. Pra, në vend të vetë-reklamimit hotelet duhet të përdorin blogjet, vlerësimet e klientëve që kanë qëndruar  në hotel.  Informacioni duhet të jetë i rëndësishëm dhe që të angazhojë target grupin e synuar nga hoteli  dhe duhet të jetë i shpërndarë në rrjete të ndryshme sociale për një vizibilitet më të gjerë online. Marketingu i përmbajtjes është mjaft i mirë edhe për SEO.

·       •   Integrimi i kanaleve sociale
Hotelet në përgjithësi preferojnë të kenë  më shumë rezervime në faqen e tyre të internetit, pasi është më fitimprurëse për ta, por nuk duhen  lënë pas dore as kanalet e tjera sociale. Sa më shumë shtrirje online aq më shumë rritet mundësia për klientë të mundshëm. Për ta bërë shpërndarjen sa më të thjesht hotelet duhet të integrojnë kanalet e mediave sociale në faqen e tyre, në këtë mënyrë hotelet mund të marrin rezervime pa patur nevojë të paguajnë përqindje siç paguajnë në platformat e tjera të rezervimeve online.