Thursday, August 31, 2017

Angazhimi në Facebook, më i rëndësishëm se pëlqimet

Të gjitha kompanitë e marketingut që ju ofrojnë të rrisni numrin e likeve ose pëlqimeve në Facebook dhe me kaq ju thonë se e keni arritur objektivin, konsiderojini amatore ose naïve. 
Ky është gabimi më i madh që mund të bëni ju si biznese.

Edhe në Shqipëri bizneset po tentojnë të kontaktojnë kompani të marketingut dixhital për të rritur praninë e tyre në mediat sociale.

Shumë nga këto kompani ofrojnë vetëm blerje pëlqimesh në facebook dhe me kaq mbarojnë punë. Vetëm për këtë shërbim tarifojnë një pagesë pa e vrarë mendjen çfarë fiton biznesi.

Nga pagesa në fjalë, një pjesë ua merr Facebook, dhe pjesën tjetër e fusin në xhep. Po biznesi, si klient, çfarë fiton?

Në fakt, Facebook pranon çfarëdo gjeje që ti do të bësh për të rritur faqen tende. Në rast se ti do vetëm 'likes' me shumicë, atëherë fut kartën e kreditit pa ndërprerje dhe pëlqimet të vijnë nga e gjithë bota.  Edhe pse ti poston vetëm shqip, mund të kesh pëlqime nga India apo Afrika e Jugut etj. Deri këtu ok. Por  më pas, kur ti poston një lajm rreth biznesit tënd, një produkt të ri, apo diçka që e quan shumë të rëndësishme, mund të ndodhë të mos marrësh asnjë pëlqim pavarësisht se ke mijëra ndjekës. Ky quhet injorim. 

E kundërta ndodh me ndonjë faqe tjetër që nuk ka aq ndjekës sa ju, por ka angazhim shumë të mirë, dhe njerëzit flasin për të, e ndajnë dhe e rekomandojnë. Ky mund të jetë konkurenti juaj. Dhe mund të mos ju vijë mirë që njerëzit komentojnë dhe flasin për të. 

Në fakt,. Facebook është shumë i zgjuar dhe ka nxjerrë mënyra pa fund për të marketuar bizneset. Ajo që ka rëndësi tani quhet  “engagement rate” , pra niveli i angazhimit, sa njerëz janë të lidhur me brandin tënd, sa komentojnë, e përmendin atë, pra çfarë ndodh poshtë postimit tënd të radhës. Mund ta keni rastisur shpesh, kur Facebook ju kujton një postim të mirë, dhe ju thote: hej, njerëzit po flasin shumë për këtë, vazhdo kështu.

Pra në vend që të kërkoni më shumë likes, kërkoni të angazhoni komunitetin për një postim që ju bëni. Dhe ndoshta kompanitë e marketingut duhet t'i paguani për këtë shërbim. Kërkesa juaj duhet të jetë: Unë dua që njerëzit të flasin për mua, poshtë kontentit tim. 
Rëndësia në fund të fundit është kontenti, pra përmbajtja që ju postoni. Aty duhet të jetë fokusi. Fundja ai është produkti që ju shisni dhe aty duhet të tërhiqni klientin juaj. 

Stafi i Manderina Promotions

Monday, August 14, 2017

10 shprehje të marketingut nga ekspertët e fushës

Marketuesit nga e gjithë bota u mblodhën në Konvetën Botërore të Marketingut ku u prezantuan ide dhe u ndanë këshilla mbi fushën e marketingut. Cilat ishin këshillat që duhen mbajtur mend për të gjithë ju që operoni në fushën e marketingut.


  1. “Nëse jeni një markë gobale apo një markë e vogël që sapo keni filluar, rregullat janë të njëjta: ju duhet të tërhqni vëmendje” |Matthew Luhn
  2. “Marketuesit që përdorin teknika manipulative janë problem, jo teknologjia.”| Oli Gardner
  3. “Marketingu ka të bëjë me kreativitetin, ndjesinë njerëzore dhe autenticitetin.”| Jay Baer
  4. “Ne priremi të mendojmë se marketingu është gjithçka, por në të vërtetë marketingu është të më ndryshosh mua mendim ose të më bindësh të bëj diçka.” |Scott Stratten
  5. Marketingu është si të ndërtosh një histori që të bën të ndryshosh sjellje, një histori që shkakton emocion dhe të bën të ndryshosh mënyrën si e jeton jetën.” |Mike Nagel 
  6. Ju mund të paguani për shikimet e postimeve, por jo për shpërndarjen e tyre.” |Jenny Leahy
  7. Një markë nuk mund të justifikohet duke mos u bërë zëri i konsumatorit.” |Curtis Midkiff 
  8. Shumica e njerëzve kanë frikë të ndryshojnë mënyrën si bëjnë biznes. E thjeshtë: Gjeni dikë në kompaninë tuaj që nuk kanë frikë nga kjo sfidë dhe shikojini teksa bëjnë ndryshimet.” |Mitch Lowe
  9. Nëse përpiqeni të shkruani për të gjithë, do të përfundoni duke mos tërhequr askënd” |John Lane 
  10. Marketingu nuk rregullon një produkt të keq ose të shkatërruar”|Tom Webster