Të gjitha kompanitë e marketingut që ju ofrojnë të rrisni
numrin e likeve ose pëlqimeve në Facebook dhe me kaq ju thonë se e keni arritur
objektivin, konsiderojini amatore ose naïve.
Ky është gabimi më i madh që mund
të bëni ju si biznese.
Shumë nga këto kompani ofrojnë vetëm blerje pëlqimesh në facebook dhe me kaq mbarojnë punë. Vetëm për këtë shërbim tarifojnë një pagesë pa e vrarë mendjen çfarë fiton biznesi.
Nga pagesa në fjalë, një pjesë ua merr Facebook, dhe pjesën tjetër e fusin në xhep. Po biznesi, si klient, çfarë fiton?
Në fakt, Facebook pranon çfarëdo gjeje që ti do të bësh për të
rritur faqen tende. Në rast se ti do vetëm 'likes' me shumicë, atëherë fut kartën
e kreditit pa ndërprerje dhe pëlqimet të vijnë nga e gjithë bota. Edhe pse ti poston vetëm shqip, mund të kesh pëlqime
nga India apo Afrika e Jugut etj. Deri këtu
ok. Por më pas, kur ti poston një lajm rreth biznesit tënd, një produkt të ri, apo
diçka që e quan shumë të rëndësishme, mund të ndodhë të mos marrësh asnjë pëlqim
pavarësisht se ke mijëra ndjekës. Ky quhet injorim.
E kundërta ndodh me ndonjë
faqe tjetër që nuk ka aq ndjekës sa ju, por ka angazhim shumë të mirë, dhe njerëzit
flasin për të, e ndajnë dhe e rekomandojnë. Ky mund të jetë konkurenti juaj. Dhe mund të mos ju vij ë mirë që njerëzit komentojnë dhe flasin për të.

Pra në vend që të kërkoni më shumë likes, kërkoni të
angazhoni komunitetin për një postim që ju bëni. Dhe ndoshta kompanitë e marketingut duhet t'i paguani për këtë shërbim. Kërkesa juaj duhet të jetë: Unë dua që njerëzit të flasin për mua, poshtë kontentit tim.
Rëndësia në fund të fundit është
kontenti, pra përmbajtja që ju postoni. Aty duhet të jetë fokusi. Fundja ai është produkti që ju shisni dhe aty duhet të tërhiqni klientin juaj.
Stafi i Manderina Promotions
No comments:
Post a Comment