Tuesday, October 31, 2017

Përfitimet e biznesit nga mediat sociale

Ka shumë biznese në Shqipëri që qendrojnë larg mediave sociale. Mendojnë se këto media janë më shumë për të rinjtë, janë për njerëzit e papunë, që s'kanë me çfarë të merren ose të shtyjnë kohën.
Duke patur këtë mendësi, ka biznese që ende nuk kanë website dhe as kanale të mediave sociale.
Disa prej tyre thonë se nuk ka çfarë u duhet website, pasi klientet e njohin biznesin e tyre dhe produkti i tij ka reputacion. Por ky biznes nuk e kupton se ndërsa rri dhe mendon vetëm për ata klientë që e njohin, biznese të tjera lulëzojnë, dhe vetëm pse bëjnë reklama në facebook, instagram etj arrijnë t’ia marrin klientët një e nga një. Nuk do kalojë shumë kohë dhe ky biznes mund të falimentojë. Ka biznese të tjera që kanë një farë prezence online, por nuk merren me to, i lënë pasive, të paaktivizuara prej vitesh. Praktikisht dhe faqja e tyre statike pas pak kohësh ‘do jetë e vdekur”, nëse nuk gjen mënyrën për të tërhequr klikime aty, përmes aktivizimit të mediave sociale të integruara.

Sot nuk është më pyetja a duhet të jenë online, por bizneset duhet te jetojnë online!
Cilat janë përfitimet e bisneseve nga mediat sociale?

1. Fitoni më shumë klientë, apo konsumatorë
. Mediat sociale sot gjenerojnë një numër të madh konsumatorësh në kohë reale, që kurrë nuk do trokisnin në dyqanin tënd në botën reale. Cdo ditë ka 500 milionë postime në twitter, 4.5 miliarde pëlqime në Facebook dhe mbi 95 milione postime fotosh dhe videosh në Instagram. Prapa kësaj pune janë mijëra konsumatorë që tregojnë se çfarë pëlqejne dhe çfarë mendojnë për markën apo biznesin tënd. Ti si biznes mund ta përdorësh këtë 'feedback' të klientëve për të përmirësuar punën dhe produktin tënd, dhe për t'ua ofruar ashtu siç ata e dëshirojnë.
2. Përmes mediave sociale rrisni emrin e markës tuaj dhe besueshmërinëKur ke prezencë online, kryesisht në media sociale njerezit e kanë më të lehtë të lidhen me ty. Fakti që kanë ku të gjejnë dhe që të shkruajnë, tregojnë se kanë besim të brandi yt. Një studim tregon se 53% e amerikanëve që ndjekin në social media brande të caktuara janë dhe blerës të atyre markave apo produkteve.
3. Mund të bëni reklama të targetuara me rezultate ne kohë realeReklamat në rrjetet sociale janë të lira, pra nuk i afrohen shtrenjtësisë së reklamave televizive apo në print. Gjithashtu ju në të njëjtën kohë dhe reklamoni, por dhe shpërndani kontentin tuaj me shumicë dhe të pakifuzuar, jo si në TV kur një reklamë 30 sek kushton shume shtrenjte, dhe ju nuk arrini dot ti thoni të gjitha aty. Reklamat në mediat sociale janë mrekullia më e madhe që bizneset kanë në dorë. Ata mund të targetojnë saktësisht blerësit e tyre, sipas moshës, gjinisë, sjelljeve, interesave, apo territoreve te caktuara etj.
4. Përmes mediave sociale, konvertimi është i jashtëzakonshëm 
Sa më shumë t’ju ndjekin, komentojnë, apo lidhen me ju, aq më shumë rriten shitjet tuaja. Dhe kjo lidhje tashmë është plotësisht e vërtetuar nga studimet në këtë fushë. Pra mediat sociale janë konsideruar mënyra më efektive e shitjes për bizneset.
5. Merr direkt përshtypjet e klientëve. 
Dhe kjo nuk të ndodh në jetën reale. Eshte e habitshme që klientët e kanë më të lehtë të ankohen në mediat sociale në faqet e bizneseve të ndryshme sesa të marrin në telefon apo të shkojnë në dyert e biznesit. Studimet tregojnë se edhe bizneset përgjigjen shumë më shpejt në rrjetet sociale ndaj ankesave apo komenteve sesa kur ankesa u vjen me shkrim apo kur u kërkon një trajtim me telefon.
6. Rritet trafiku juaj në website dhe renditja e faqes tuaj në Google. 
 Një nga përfitimet më të mëdha të mediave sociale është se ju sjellin klikime në faqe. Dhe nuk ju sjell thjesht më shumë vizitorë në faqe, por ju ngre në renditje lart në Google.
7. Mediat sociale ju japin mundësinë të monitoroni konkurentët tuaj.
Tashmë është më e lehtë që të shihni cfarë bëjnë rivalët tuaj, nëse ata nxjerrin produkt të ri, ndjekin strategji të reja, të gjitha do tentojnë ti reklamojnë. Kjo të ndihmon dhe ty si biznes të shohësh ku ata janë, dhe cfarë të bësh për ti tejkaluar. Fantastike apo jo
8. Ndan kontent pa limit. Nuk ka ndonjë limit apo pengesë kohore që ti të reklamosh produktin tënd. Në mediat sociale mund ta bësh në kohë record. Madje mund të japësh live produktin tënd duke e prodhuar. Mund të reklamosh gjithcka në kohë reale.
9. Krijon marrdhënie të forta me konsumatorin dhe nje dialog në kohë reale. 
Psh në biznesin e turizmit, shumë thjesht dikush mund të prenotojë përmes komunikimit në mediat sociale, të caktojë gjithcka, itenerarin e udhëtimit etj. Ky komunikim direkt mes biznesit dhe klientit në mediat sociale është aq efektiv, sa kurrë nuk mund ta arrijnë format e tjera të marketingut.

Sa me shume kohe te humbni, aq me shpejt do falimentoni! Ne Tiranë ka plot kompani që i ofrojnë me profesionalizëm shërbimet e mediave sociale për bizneset.

Monday, October 16, 2017

Marketingu i integruar- një kërkesë e kohës për bizneset

Keni dëgjuar ndonjëherë për termin "Integrated Marketing Communication" (IMC)? 

Bëhet fjalë për një komunikim të integruar marketingu që sot po e adoptojnë dhe po përdorin thuajse gjithë bizneset e sukseshme në botë. Ndryshe, kjo mund të përkthehet si shërbime 'one stop shop', që bizneset i kryejnë te kompani të caktuara që ofrojnë Marketing të Integruar. 

Por çdo të thotë Integrated Marketing Communication? 
Ky koncept ka të bëjë më dizenjimin e programeve të ndryshme të komunikimit që koordinon gjithë aktivitetet promocionale: reklamim, shitje, promovim shitjeje, marrëdhënie me publikun ose PR dhe marketing direkt, në mënyrë që t'i jepet mesazhi gjithë audiencës. Padiskutim ky lloj marketingu është një miksim ose shkrirje e gjithë teknikave të marketingut tradicional, (si reklamave print apo TV) me teknikat e marketingut online (website, SEO, social media etj). 

Në fakt dhe në Shqipëri ka hyrë si kërkesë nga bizneset kryerja e të gjitha formave të marketingut, por pa e ditur si koncept marketingun e integruar. Shumë nga klientët tanë vijnë dhe na tregojnë gjendjen ku ndodhen dhe na pyesin nga t'ia nisin, pra çfarë të bëjnë.
Një agjenci e zonja marketingu nuk pret që klienti të thotë: dua fletëpalosje, apo dua reklamë në televizor, dua blog apo dua promovim në media sociale. Një agjenci profesionale marketingu, duke gjykuar situatën e klientit, produktet që ai shet, targetin e këtyre produkteve, apo konkurencën, sugjeron disa shërbime që i vlejnë më shumë klientit në situatën ku ndodhet. Vetë kompania e marketingut merr përsipër jo vetëm ta studiojë mirë klientin por dhe të garantojë tekniken e komunikimit apo marketingut që klientit do t'i sjellë rezultat, ose kthim të investimit për reklamën që ai bën.

Në botë kjo tendencë ka hyrë që pas viteve 80, ku biznese të ndryshme nisën të marrin shërbime outsource në një kompani të vetme, e cila arrin t'i kombinojë të gjitha mjetet e PR, Digital Marketing dhe Direct Marketing, duke i ofruar këto shërbime si “one stop shop”. Kjo mënyrë u jep mundësi bizneseve që të jenë më të fokusuar te blerësi i tyre, dhe të ndërtojnë marrëdhënie permanente dhe në zhvillim me konsumatorët apo me grupet e tyre të interesit.

Ideja që: bëj një shërbim printimi këtu, një website atje, një shërbim SEO në vend tjetër dhe një reklamë televizive diku tjetër, është hequr përfundimisht nga axhenda për kompanitë e sukesshme. Është si puna e check-up mjekësor. Si është më mirë: Ti bësh të gjitha analizat në të njëjtin vend, ku të kesh dhe një rekord të situatës tënde, apo të bësh një analizë këtu, e një atje pa mundur kurrë të kesh një vijueshmëri të gjendjes tënde. 

Bisnese të nderuara, kohët kanë ndryshuar! Ju mbetet vetëm të përqafoni teknikat e reja, pa shumë shpenzim dhe qindra herë më fitimprurëse. Përvec suksesit të shitjes, kjo mënyrë garanton reputacionin e brandit tuaj dhe qëndrueshmërinë tuaj të gjatë në treg.

Monday, October 2, 2017

DooGee në tregun shqiptar – Konkurron me cilësi të mirë dhe çmim të lirë

Një brand i ri telefonash smartphone po prezantohet në tregun shqiptar. Bëhet fjalë për markën DooGee, telefoni i dytë celular më i shitur në Spanjë. Versioni më i fundit i këtij telefoni Doogee Mix u prezantua në 20 shtator në gjithë tregun e Europës Qendrore dhe Lindore ku bën pjesë dhe Shqipëria. Doogee Mix konsiderohet i ngjashëm me parametrat e Samsung Galaxy S8, por ka gjysmën e çmimit të tij. Me parametrat e tij, me dizenjimin modern, DooGee ka fituar shumë popullaritet në gjithë botën dhe tashmë synon të konkurrojë  edhe në tregun shqiptar.
DooGee Mix është smartphone-i me kornizë më të vogël në botë, i cili ofron dy versionet 4GB dhe 6GB RAM. Të tjera opsione të tij janë: xhami Gorilla Glass 5, version më i fundit i mbrojtjes dhe performancës, me dy kamera 16 dhe 8 MP, RAM të madh,  UI (user interface) të thjeshtë, pamje të qartë, jetëgjatësi baterie të pakrahasueshme me telefona të tjerë dhe dizajn i mrekullueshëm.

Të gjitha këto parametra janë ato me të cilat DooGee po konkurron me telefona të ngjashëm në tregun global, por me gjysmën e çmimit të tyre. Dizajni i bukur për syrin, i kombinuar me çmimin super të përballueshëm dhe me performancë shumë të qëndrueshme, e bën më të preferuarin për gjeneratën e re.
Dy modelet e reja që gjithashtu pritet të prezantohen në Shqipëri janë BL 5000, qe do të thotë ‘Be Long’ pra zgjat shumë, pasi ka baterinë më të madhe dhe jetëgjatë krahasuar me gjithë smartphone-ët e tjerë. Madje quhet Battery Monster. Ky telefon sugjerohet më shumë për të rinjtë që preferojnë të shohin filma, video apo të luajnë lojëra në kompjuter për një kohë të gjatë.  Por nuk ka vetëm baterinë më të mirë. Është I bukur për syrin, me dy kamera, me 4GB Ram dhe cilësi e rezolucion të lartë për fotot.
Modeli S60 është i jashtëzakonshëm, pasi i ka rezistuar të gjitha llojeve të testeve të mundshme, zjarrit, goditjeve, ngrirjes dhe gjithçkaje tjetër. Konsiderohet telefoni më i fortë i prodhuar ndonjëherë, dhe për ata që përgjithësisht kanë vuajtur nga thyerja e telefonit, me Doogee S60 e kanë problemin të zgjidhur. Por nuk është vetëm i fortë. Parametrat janë optimalë: 6GB ram, processor Helio p25 dhe bateri 5580 mah. Konsiderohet “hero”, një nga telefonat më të fortë të prodhuar ndonjëherë. Gjithë ky telefon me çmim fare të lire që varion deri në 250 euro.
DooGee MIX është fiks për tregun tonë, kryesisht për moshat e reja dhe gratë, që preferojnë një kombinim të përsosur të opsioneve, parametrave, pamjes së bukur dhe çmimit të përballueshëm. Gjithe telefonat e fundit DooGee kane parametrat e telefonave me te mire dhe brandeve më të njohura në treg, por janë me çmim sa ½ apo sa 1/3 e tyre.
Botuar nga Scan TV