Monday, October 16, 2017

Marketingu i integruar- një kërkesë e kohës për bizneset

Keni dëgjuar ndonjëherë për termin "Integrated Marketing Communication" (IMC)? 

Bëhet fjalë për një komunikim të integruar marketingu që sot po e adoptojnë dhe po përdorin thuajse gjithë bizneset e sukseshme në botë. Ndryshe, kjo mund të përkthehet si shërbime 'one stop shop', që bizneset i kryejnë te kompani të caktuara që ofrojnë Marketing të Integruar. 

Por çdo të thotë Integrated Marketing Communication? 
Ky koncept ka të bëjë më dizenjimin e programeve të ndryshme të komunikimit që koordinon gjithë aktivitetet promocionale: reklamim, shitje, promovim shitjeje, marrëdhënie me publikun ose PR dhe marketing direkt, në mënyrë që t'i jepet mesazhi gjithë audiencës. Padiskutim ky lloj marketingu është një miksim ose shkrirje e gjithë teknikave të marketingut tradicional, (si reklamave print apo TV) me teknikat e marketingut online (website, SEO, social media etj). 

Në fakt dhe në Shqipëri ka hyrë si kërkesë nga bizneset kryerja e të gjitha formave të marketingut, por pa e ditur si koncept marketingun e integruar. Shumë nga klientët tanë vijnë dhe na tregojnë gjendjen ku ndodhen dhe na pyesin nga t'ia nisin, pra çfarë të bëjnë.
Një agjenci e zonja marketingu nuk pret që klienti të thotë: dua fletëpalosje, apo dua reklamë në televizor, dua blog apo dua promovim në media sociale. Një agjenci profesionale marketingu, duke gjykuar situatën e klientit, produktet që ai shet, targetin e këtyre produkteve, apo konkurencën, sugjeron disa shërbime që i vlejnë më shumë klientit në situatën ku ndodhet. Vetë kompania e marketingut merr përsipër jo vetëm ta studiojë mirë klientin por dhe të garantojë tekniken e komunikimit apo marketingut që klientit do t'i sjellë rezultat, ose kthim të investimit për reklamën që ai bën.

Në botë kjo tendencë ka hyrë që pas viteve 80, ku biznese të ndryshme nisën të marrin shërbime outsource në një kompani të vetme, e cila arrin t'i kombinojë të gjitha mjetet e PR, Digital Marketing dhe Direct Marketing, duke i ofruar këto shërbime si “one stop shop”. Kjo mënyrë u jep mundësi bizneseve që të jenë më të fokusuar te blerësi i tyre, dhe të ndërtojnë marrëdhënie permanente dhe në zhvillim me konsumatorët apo me grupet e tyre të interesit.

Ideja që: bëj një shërbim printimi këtu, një website atje, një shërbim SEO në vend tjetër dhe një reklamë televizive diku tjetër, është hequr përfundimisht nga axhenda për kompanitë e sukesshme. Është si puna e check-up mjekësor. Si është më mirë: Ti bësh të gjitha analizat në të njëjtin vend, ku të kesh dhe një rekord të situatës tënde, apo të bësh një analizë këtu, e një atje pa mundur kurrë të kesh një vijueshmëri të gjendjes tënde. 

Bisnese të nderuara, kohët kanë ndryshuar! Ju mbetet vetëm të përqafoni teknikat e reja, pa shumë shpenzim dhe qindra herë më fitimprurëse. Përvec suksesit të shitjes, kjo mënyrë garanton reputacionin e brandit tuaj dhe qëndrueshmërinë tuaj të gjatë në treg.