Monday, December 18, 2017

Manderina Promotions organizon me sukses konkursin e radhës në mediat sociale

Manderina Promotions organizoi për të katërtën herë me sukses ceremoninë e ndarjes së çmimeve fotografike për Tiranën. Kësaj here konkursi ishte për vjeshtën me hashtagun #TiranaAutumn2017.
Manderina Promotions është kompania që ka në pronësi VisitTiranën, portalin turistik të qytetit të Tiranës. (www.visit-tirana.com).

Konkursi #TiranaAutumn2017 u zhvillua për gati 3 muaj në rrjetet sociale, Instagram, Facebook dhe Twitter, por fotot më të shumta ishin nga Instagrami ku pjesëmarrësit përdorën hashtagun #TiranaAutumn2017 në postimet e tyre me foto nga Tirana në vjeshtë.
Gjatë konkursit u mblodhën 920 foto që tregonin vjeshtën në Tiranë. Fotot nga qyteti, liqeni, Dajti dhe fshatrat e Tiranës mbizotëronin në këtë konkurs. Pas një selektimi të kujdesshëm, u zgjidhën 10 foto finaliste, nga të cilat, 7 nga pjesëmarrësit në konkurs u vlerësuan me certifikata mirënjohje për kontributin e tyre dhe votat e marra, ndërsa si simbolikë iu dhurua nga një filxhan me logon e VisitTirana dhe mbishkrimin: fitues të #TiranaAutumn2017. 

Ndërsa fituesit e mëdhenj ishin tre: Çmimi i parë: Endi Bulku me foton nga mali i Dajtit. Fituesi i çmimit të parë do të ketë mundësinë të qendrojë një natë në hotelin më të ri dhe luksoz të Tiranës, në Hotel Colosseo.
Çmimi i dytë: Arlind Rexhmataj me foton nga liqeni artificial i Tiranës. Fituesi i çmimit të dytë do të ketë këtë mundësinë të shijojë një darkë çift në një nga restorantet më speciale të Tiranës, në restorant Umami të Chef. Renato Mekolli.
Çmimi i tretë: Enea Mustafaraj me foton nga pedonalja e Tiranës. Fituesi i çmimit të tretë do të ketë mundësinë të provoj shërbimet si: sauna, trajtim hidratues fytyre, masazh relaksuese etj nga Lotus Wellness & SPA.

Eventi për ndarjen e çmimeve u zhvillua tek Hotel Theranda. Ky event mblodhi së bashku një komunitet njerëzish që e duan Tiranën, dhe e promovojnë atë çdo ditë përmes fotove të bukura.
Për më shumë rreth eventit shih: https://goo.gl/UbT7XA

Manderina Promotions ka organizuar gjithashtu konkurse fotografie në mediat sociale për Liqenin e Ohrit, në kuadër të projektit të UNESCO për promovimin e Liqenit të Ohrit.

Tuesday, December 5, 2017

3 sfidat e mediave sociale per 2018

Për 2018, ekspertët e mediave sociale kanë zbuluar 3 sfida me të cilët do përballen ata që punojnë në këtë fushë

1. Tendenca në rënie e pëlqimeve organike

 Brandet apo kompanitë e ndryshme po e kuptojnë që pëlqimet organike sa vijnë e bien dhe askush nuk mund ta ndalë më këtë trend. Pra nuk rekomandohet më që të aplikosh praktika aftashkurtër për menaxhimin e mediave sociale, posto diçka ketu, e diçka atje. Çdo kompanie tashmë do u duhet të ndërtojnë strategji të qëndrueshme. Kjo do të thotë që duhet të përdorin rrjete selektive se ku do të postojnë dhe aty të investojnë më shumë në reklama me pagesë. Cdo kompani duhet te përdorë atë kanal social që i përshtatet, me një strategji të caktuar dhe aty të investojë para. 

2. Videot ne social media do jene serish trend, por dhe per ato duhet planifikuar nje strategji. Pagesat për video reklama jane rritur këtë vit më 130 % dhe nuk ka asnjë shenjë ndalimi ne kete trend. E ndërsa videot sociale janë efektive, kompanitë duhet të fokusohen që t'i paraqesin jo thjesht si prezantim të tyre apo kompanise me video, por të japin në video objektivat e tyre të biznesit. Pra dhe videot herë pas here duhet te kenë strategji të mirëmenduar që të sjellin klientë. 

 
3. Inovacionet e reja
Kompanitë janë shumë të lodhura me taktikat e reja dhe mënyrat e reja të promovimeve online. Janë të stërlodhur. Ata duan që këto praktika ekzistuese të jenë të qëndrueshme dhe të forcohen sa më shumë. Ndërsa rrjetet sociale vazhdojnë të shpikin metoda më inovative, bizneset nuk janë të prirura t'i përditësojnë ato. Ata janë gati të investojnë në forcimin e rrjeteve ekzistuese përmes strategjive konkrete. Kjo sepse sapo dicka e re del, atyre u duhet të riformulojnë strategjitë. Ajo që bizneset duan është të kenë më shumë raportime dhe rezultate mbi përdorimin e një rrjeti të caktuar social. 
Por një gjë është e sigurt edhe për 2018: që mediat sociale do vazhdojnë të jenë mënyra më e preferuar e reklamimeve të bizneseve. Dhe kjo nuk duket se ka ndalim, duke lënë pas metodat tradicionale të reklamimit.