Për
2018, ekspertët e mediave sociale kanë zbuluar 3 sfida me të cilët do përballen
ata që punojnë në këtë fushë
1.
Tendenca në rënie e pëlqimeve organike
2. Videot ne social media do jene serish trend, por dhe per ato duhet planifikuar nje strategji. Pagesat për video reklama jane rritur këtë vit më 130 % dhe nuk ka asnjë shenjë ndalimi ne kete trend. E ndërsa videot sociale janë efektive, kompanitë duhet të fokusohen që t'i paraqesin jo thjesht si prezantim të tyre apo kompanise me video, por të japin në video objektivat e tyre të biznesit. Pra dhe videot herë pas here duhet te kenë strategji të mirëmenduar që të sjellin klientë.
3. Inovacionet e reja
Kompanitë janë shumë të lodhura me taktikat e reja dhe mënyrat e reja të
promovimeve online. Janë të stërlodhur. Ata duan që këto praktika ekzistuese të
jenë të qëndrueshme dhe të forcohen sa më shumë. Ndërsa rrjetet sociale
vazhdojnë të shpikin metoda më inovative, bizneset nuk janë të prirura t'i përditësojnë
ato. Ata janë gati të investojnë në forcimin e rrjeteve ekzistuese përmes
strategjive konkrete. Kjo
sepse sapo dicka e re del, atyre u duhet të riformulojnë strategjitë. Ajo që
bizneset duan është të kenë më shumë raportime dhe rezultate mbi përdorimin e një
rrjeti të caktuar social.
Por një gjë është e sigurt edhe për 2018: që mediat sociale do vazhdojnë të jenë mënyra më e preferuar e reklamimeve të bizneseve. Dhe kjo nuk duket se ka ndalim, duke lënë pas metodat tradicionale të reklamimit.
No comments:
Post a Comment