Monday, January 8, 2018

Mediat sociale në 2018- ndryshime drastike

Teknologjia nuk ecën, por vrapon. Priten shumë ndryshime dhe trende të reja në arenën e mediave sociale për 2018 dhe madje mendohen se ndryshimet do jenë dramatike. 
Kompanitë janë në ankth për të hedhur më shumë para në reklamimin në media sociale, por nuk dinë saktësisht se ku dhe si. Një gjë është e sigurt: Koha që po shpenzojnë gjithë njerëzit në mediat sociale është rritur jashtëzakonisht shumë, dhe kompanitë apo reklamuesit nuk u mbetet gjë tjetër veçse t'u shfaqen klientëve të tyre kudo ku ata janë, për të dhënë shfaqje pikërisht si në një koncert para tyre. 

Shkurtimisht cilat janë trendet:

1. Instagram stories 
Instagrami po merr një hov të jashtëzakonshëm. Shikueshmëria e Instagram Stories, po sheh vetëm rritje audience dhe impakti i marketingut është gjigand. Llogaritë e personave me mbi 10 000 ndjekës mund të shtojnë tashmë një link në historinë e tyre. Deri tani një link në instagram lejohej vetëm te profili yt dhe askund tjetër, por tashmë po shtohen mundësitë e reklamimit por përmes atyre që kanë më shumë ndjekës. Videot kanë shënuar rënie ndërsa instagram stories janë e ardhmja e këtij viti. E bukura e instragramit është se cdo gjë që ti do të shohësh mund ta gjesh në sekondë përmes ndjekjes së një hashtagu të caktuar, gjë që nuk ndodh me mediat e tjera sociale. 

2. Influencer marketing, ose njerezit me popullaritet qe reklamojne produkte apo biznese te ndryshme jane nje industri miliarda dollareshe. Dhe tashme nuk flitet me per brezin e të rinjve (millennials, pra 30 vjecaret e sotshem qe lindën dhe u rriten me teknologjinë e re të interentit), por vendin e tyre po e  ze Brezi Z. Generation Z janë ata që kanë lindur në fund të viteve 90 dhe fillim të viteve 2000, që po bëjnë kërdinë në mediat sociale, vecanërisht në Instagram. Këta janë sot influencerat e sotshem dhe në marketing. Ata jane dhe blerësit kryesore. Ky brez më shumë preferon të blejë dicka që është reklamuar në mediat sociale sesa kudo tjetër dhe nuk pyet për çmimin, psh nëse një palë syze i mban personi i tij i adhuruar, ato syze do ti blejë patjetër, pavaresisht nga çmimi. 

3. Live streemings
Gjithçkaje live nuk i ikën kurrë moda. Edhe gjatë 2018 cdo gjë live fiton përparësi ndaj gjithë kopjacëve të tjerë. në fakt këtë e mundëson dhe teknologjia, Vetë celularët tashmë janë më të shpejtë, dhe aplikacionet janë pa fund. Kompanitë telefonikë po punojnë për të futur së shpejti versionin 5G të shpejtësisë së internetit. kështu që nuk është problem për të parë pa fund live streeming. Edhe cilësia e videove ka për të qenë shumë e mirë. 

4. Twitter pritet të ndryshojë 
Twitteri po e kupton që po mbetet pas krahasuar me vrullin e Fb dhe Instagram. Shumë përpjekje po bëhen për ndryshme të mëdha, sa as vetë stafi i Twitter nuk e përcakton dot .. Vitin e shkuar ndryshuan numrin e karaktereve, por pritet që këtë vit të prezantohen të tjera ndryshime dramatike. Se çfarë do e shohim... 

6. Prezenca online do ju marrë kohë
Që të menaxhoni mirë kohën, duhet të njihni disa platforma që të planifikoni mirë postimet tuaja apo angazhimin tuaj. Mediat sociale janë në garë t'ju marrin gjithë kohën që keni në dispozicion. Statistikat thonë se mediat sociale po u marrin njerëzve brenda një ditë, gati 6-8 orë, pra një ditë pune, dhe kjo është e tmerrshme. Nëse e perdorni për biznes dhe për të nxjerrë fitime, është mirë, por nëse këto orë i përdorni thjesht për të naviguar dhe për të bërë like dhe komente për të tjerët, keni humbur shumë...  Nëse nuk dini ta bëni, ka kompani dhe në Shqipëri që merren me këtë punë... Mediat sociale kanë para, thjesht mësojini si t'i nxirrni ato....  

Manderina Promotions...