Thursday, February 22, 2018

Të gjithë në 2018 flasin për SEO-n

Për çdo biznes, është e rëndësishme që të ketë një prani në internet - dhe jo thjesht të ketë një faqe interneti. Që të renditesh mirë në google, që njerëzit që ju kërkojnë ju, apo produktet tuaja t';ju gjejne kollaj ju duhen disa praktika SEO.

SEO eshte akronim i (Search Engine Optimisation), në shqip optimizim i motorëve të kerkimit dhe ka të bëjë me vendosjen e kodeve kryesore që kanë të bëjnë me produktin tënd.
Në fakt nuk është vetëm Google motor kërkimi, ka dhe të tjerë. Por padiskutim Google përbën 81% të kërkimeve ne desktop në mbarë botën, duke marrë mesatarisht 57,000 klikime për sekondë, 100 miliardë kërkime në muaj dhe 2 trilion kërkime në vit. Kjo është një mundësi gjigande që biznesi juaj apo emri juaj të dalë gjatë këtyre kërkimeve dhe ju të keni blerës apo klientë potencialë nga e gjithë bota.
SEO nuk është vetëm e mirë për të sjellë trafik apo klikime në faqen tuaj të internetit, por do të merrni më shumë klientë në dyert tuaja dhe më shumë ndjekës në llogaritë tuaja të medias sociale. Pothuajse tre të katërtat e konsumatorëve që bëjnë një kërkim online lokal përfundojnë në të vërtetë duke vizituar dyqanin aty rrotull, nëse është në një distancë pesë milje pranë tyre.
Facebook gjithashtu ka një pushtet të jashtëzakonshëm në tërheqjen e  klientëve drejt faqeve tuaja të internetit. Shumë njerëz tashmë kërkojnë një fjalë, një produkt, direkt në Facebook.
Facebook prodhoi 61 për qind të të gjitha vizitave në faqet e internetit në 2016, kështu që nuk është çudi që një shumicë e bizneseve inkorporojë mediat sociale në strategjitë e tyre të SEO.
Manderina Promotions, është një nga kompanitë shqiptare që e ofron në shërbimet e veta strategjinë SEO për bizneset.

Tuesday, February 6, 2018

Piramida e Tiranës së shpejti qendra IT më e madhe e Ballkanit

Gjatë edicionit të 6-të të ICTAwards, kryetari i bashkisë Tiranë, Z. Veliaj ka dhënë një lajm të mirë për funksionin e ri që do të ketë Piramida e Tiranës.
Piramida do të shndërrohet shumë shpejt në qendrën më të madhe rinore multifunksionale në rajon, duke shërbyer si një hapësirë për shkëmbim idesh e iniciativash, por edhe si një inkubator për bizneset e reja në fushën e ICT dhe komunikimit.


Veliaj u shpreh se pas Jerevanit, Londrës dhe Parisit, Tirana do të jetë qyteti i katërt që do të aplikojë një nga konceptet më të mira në fushën e teknologjisë dixhitale.
“Ky qytet po funksionon pak më mirë sot megjithatë unë prapë them nuk mjafton. Kjo është një nga arsyet pse ne kemi marrë një vendim shumë të rëndësishëm për ta kthyer të gjithë Piramidën e Tiranës në qendrën më të madhe të IT në rajon. Ne jemi duke punuar me një organizatë që quhet Tumo. Tumo është një organizatë me origjinë nga Amerika, një grup amerikano-armen, që filloi punën për herë të parë në Jerevan. Bëhet fjalë për një shkollë inovatore për kulturën dixhitale dhe varion nga kodimi dhe software design deri të kinema, film, fotografi, montazh dhe shumë prej proceseve të tjera. Çdo ditë në Jerevan hyjnë dhe dalin nga kjo qendër 4 mijë të rinj dhe kur them të rinj edhe fëmijë, pra nga mosha 4-24 vjeç. Aq i suksesshëm është projekti saqë për punë ditësh hapet në qendër të Parisit dhe në qendër të Londrës. Ne do të jemi qyteti i katërt që do të aplikojë konceptin Tumo dhe unë këtu i jam shumë mirënjohës edhe kryeministrit edhe qeverisë shqiptare sepse na ka dhënë pronën më të lakmuar në qytet, Piramidën e Tiranës, për ta transformuar në një projekt të tillë”, tha Veliaj.
Piramida do të jetë qendër gjigante multifunksionale kryesisht me fokus kulturën dixhitale.