Monday, March 12, 2018

E dini arsyen e vetme që ju pengon të bëheni të suksesshëm?

Kur bëhet fjalë për arritjen e qëllimit dhe suksesit, shumica e njerëzve priren të përqëndrohen në plane afatshkurtra duke ngushtuar kështu mundësitë për të qenë i sukseshëm.
Në kërkimin e tyre për sukses, shumica e njerëzve priren të kenë pakënaqësi me gjendjen e tyre aktuale dhe tentojnë të përqëndrohen në dështimet e tyre, në vend që të jenë pozitivë dhe të sigurt.
Njerëzit shumë të suksesshëm, nga ana tjetër, përdorin një metodë të vertetuar shkencerisht që mbështeten vetëm te performancat e tyre të larta.
Të jesh mirënjohës siç duket ndikon në gjendjen tuaj emocionale duke ju bërë me optimist dhe duke i dhënë gjithçkaje që ndodh në jetën tuaj. Kjo është mbështetur edhe nga hulumtimi i shkencave psikologjike që zbulon se mirënjohja është fuqimisht dhe vazhdimisht e lidhur me lumturinë më të madhe të një individi.
Prandaj, mirënjohja rrit shanset për të arritur sukses ndërsa përpiqeni të bëheni më të mirë në atë që bëni. Siç ka thënë Oprah Winfrey: "Jini mirënjohës për atë që keni; kështu do të keni më shumë. Nëse përqendrohesh në atë që nuk ke, asnjëherë nuk do të jesh i kënaqur”.
Nga ana tjetër, nëse nuk jeni mirënjohës, keni tendencën për të mbajtur një mentalitet negativ, i cili do ta pengojë thellësisht rritjen tuaj.


Ndiq këto këshilla:

Krijo një listë mirënjohje
CEO i Facebook Mark Zuckerberg e pranon këtë sjellje si një aspekt të rëndësishëm të suksesit të tij. Në fakt, gjatë përvjetorit të 10-të të Facebook, ai zbuloi se si ai sfidoi veten për të shkruar një shënim falënderimi çdo ditë, sepse ai beson se kjo është një mënyrë për t'i bërë gjërat më mirë. Ju mund të filloni të shkruani në një listë për gjërat që jeni mirënjohës që i keni në jetën tuaj, qoftë persona, gjëra materiale apo arritje. Ju mund të ktheheni listës që keni bërë dhe të shihni se sa duhet të jeni mirënjohës edhe për momentet kur ndiheni të dekurajuar.

Mos harroni dështimet tuaja
Ndërsa është në natyrën tonë të kemi frikë nga dështimi, ne mund ta kthejmë atë duke e përdorur atë si një mjet për të qenë më mirënjohës në jetë. Kur kujtojmë vështirësitë tona, sfidat me të cilat ballafaqohemi, ose momentet që u mposhtën, mendojmë për sa kemi arritur dhe për të gjithë ndihmën që morëm gjatë rrugës.
Duke parë se ku keni dështuar ju do ta keni më të lehtë për t’u përmirësuar. Është e rëndësishme për të mësuar nga gabimet e kaluara dhe të ecni përpara. "99% e suksesit është ndërtuar mbi dështimin". - Charles Kettering.

Kontrolloni mendimet tuaja
Ndonjëherë, truri ynë na manipulon për të menduar për skenarët "Po sikur" apo "çfarë mund të kishte ndodhur nëse". Këto mendime nuk do t’ju bëjnë aspak mirë, por do t’ju bëjnë të ndjeni keqardhje për veten tuaj, gjë e cila mund të shkatërroj produktivitetin tuaj. Përpiquni të mendoni më shumë për qëllimet tuaja në jetë, shmangni mendimet negative dhe qëndroni optimist .

Kur vetëvlerësimi kthehet në boomerang
Sigurisht është mirë të kesh besim të mjaftueshëm në aftësitë e tua, por ndonjëherë vetëbesimi i madh kthehet në boomerang. Nëse dëshironi të jeni të suksesshëm, keni nevojë për ndihmë nga njerëzit përreth jush. Në vend që t'i atribuoni vlera vetëm vetës tuaj, mendoni se si mund të nxisni bashkëpunimin në vendin tuaj të punës.

Shmangni ankesat
Ankimi ndoshta mund të jetë armiku numër një i mirënjohjes. Është diçka që ju ndalon të shihni anën e mirë të gjërave. Kjo ju ngadalëson kur jeni duke u përpjekur të punoni për diçka, sepse në vend që të fokusoheni në atë që dëshironi të arrini, fokusoheni në faktorë të tjerë të panevojshëm.
Gjeni guximin të pranoni që nuk do të jeni gjithmonë në një situatë perfekte, por të shfrytëzoni sa më shumë nga ajo dhe të mësoni sa më shumë që mundeni për çdo përvojë.

Përqafoni të metat tuaja
Edhe nëse kjo tingëllon klishe, duhet ta fiksoni se askush nuk është i përsosur. Gabimet apo të metat tuaja ju bëjnë unik dhe të dalloni nga të tjerët.