Friday, December 28, 2018

Mediat sociale: Cilat lulëzuan dhe cilat vdiqën në 2018?

Media sociale është mjeti më i fuqishëm në botën e sotme të marketingut dixhital. Pa mediat sociale, nuk është e mundur që bizneset të promovojnë markën e tyre dhe të arrijnë në nivel global. Ka një numër të platformave të mediave sociale në të cilat mund të promovoni markën tuaj, por jo të gjithë kanë të njëjtën vlerë. Më poshtë do të gjeni një listë me mediat sociale më të popullarizuara në përdorim global në 2018 

1. Facebook – 2.23 miliarde (perdorues mujor aktive)
2. YouTube – 1.9 miliarde (perdorues mujor aktive)
3. WhatsApp – 1.5 miliarde (perdorues mujor aktive)
4. Messenger – 1.3 miliarde (perdorues mujor aktive)
5. WeChat – 1.06 miliarde (perdorues mujor aktive)
6. Instagram – 1 miliarde (perdorues mujor aktive)
7. QQ – 861 million (perdorues mujor aktive)
8. Tumblr – 642 million (perdorues mujor aktive)
9. Qzone – 632 million (perdorues mujor aktive)
10. Tik Tok – 500 million (perdorues mujor aktive)

Cilat teknologji vdiqën ne 2018
Përveç listës së teknologjive më popullore për vitin 2018, po ju paraqesim edhe listën me 10 teknologjitë qe nuk ekzistojnë më dhe u mbyllën në vitin 2018.

1- Musical.ly, nuk ekziston më me këtë emër, pasi është blere tashmë nga Tik Tok, i cili ndodhet gjithsesi në top 10 e teknologjive më të përdorura, sidomos nga të rinjtë

2 Yahoo Messenger, jetëgjatësia e së cilit ishte 1998-2018, në ato kohëra kur nuk kishim akoma llogari në Facebook, por tanimë të gjithë jemi në messenger

3- Spotify Running, aplikacioni I cili të ndihmonte të vrapoje në ritmin e muzikës që dëgjoje. Na vjen shume keq që është mbyllyr. Me sa duket 2018 nuk ka qënë aq sportive!

4- Target Fetch, ishte aty për çdo rast që kishim nevojë për të blerë produkte rimbushëse për çdo pajisje që ishte e lidhur me Bluetooth. Me sa duket diçka që as nuk e kemi ditur që na duhej!

5- Canon Film Cameras, në kohën e fotografisë dixhitale, duket sikur nuk ka më nevojë për aparatet fotografike, kështu Canon ka zgjedhur mos t’i prodhojë më ato, edhe pse ka shumë njerëz nostalgjik të atij stili. Gjithsesi nëse keni nevojë për aksesorë për kamerat që keni blerë në të shkuarën, ato do të vazhdojnë të shiten

6- Klout, e cila maste sa popullor ishe në mediat sociale si influencer. E bukur në teori por në praktikë krijoi një reputacion për të dhëna të pavërteta
7- Go90, e orientuar drejt të rinjve për të hedhur video argëtuese, problemi qëndrontë që aktualisht ka shumë platforma të mëdha që bëjnë të njëjtën gjë
8- Path, e përdorur për një dekadë midis të rinjve që ndanin foto me njëri tjetrin, facebook i vodhi idenë e stickers në chat dhe këtu mbaroi unikaliteti i aplikacionit
9- Kuri – Asistenti juaj personal në shtëpi për çdo punë që kishit. Duket zgjidhja e ëndrrave, por i pamundur për të çarë tregun me një kosto prej 700$. Shpresojmë në të ardhmen të dalin variante më të lira

10- OpenOffice, një zgjidhje e mirë për të gjithë ata që nuk kishin akses në Microsoft Office, por që kur Google vendosi të ndaj pa pagesë të njëjtin product, erdhi dhe fundi i Oppen Office

Këtu i vjen fundi i listës tonë, duke uruar që për 2019, të kemi sa më shumë inovacion për të vënë në praktikë teknologji të reja, sidomos ato të lidhura me biznesin.

No comments:

Post a Comment