Sunday, January 6, 2019

Cilat jane trendet e Marketingut Dixhital per 2019?

Mediat sociale absolutisht kane pushtuar tashme cdo industri, dhe bizneset nuk mund ta injorojne dot si platforme per te reklamuar produktet e tyre. Qe te bejne fushata per te shitur produktet apo sherbimet te konsumatori ata duhet te dijne trendet e vitit qe sapo hyme, ose tia lene ne dore kete, kompanive te specializuara per Dixhital Marketing. Ne po japim disa trende si po ndryshojne mediat sociale kete vit

Facebook
Facebook eshte platforma numer nje ne bote. Absolutisht me e perdorshmja qe nga Amerika e deri ne Kine. Por tashme te rinjte dhe pse e kane nje llogari, nuk kane qejf ta perdorin. Hyjne e kontrollojne por nuk e perdorin masivisht. Nderkohe perdoruesit me te medhenj jane moshat e dyta dhe te treta. E ndersa konsumatori me i madh i shume produkteve jane te rinjte, ata qe merren me marketing duhet ta kene parasysh se ku e gjejne audiencen e duhur, per fushaten e duhur.

Instagram
Platforma me rritjen me te shpejte ne bote. Dhe pse i perket serish te njejtit pronar, pra Zuckenbergut, Instagrami eshte me i lehte per tu perdorur nga gjithe moshat. Mjaft nje foto me celular, dhe e hedh direkt ne Instagram. Aty madje po perfshihen te rinjte, dhe femijet dhe eshte nje platforme disi me e sigurt dhe per ta. Instagrami po forcon mjetet e veta te reklamimit, dhe mbetet nje menyre shume e shpejte per te shkuar te konsumatori

Video
Video marketing eshte e domosdoshme per bizneset. Ne nje video mund te thuhet ajo qe nuk shprehet me shume fjale. Rreth 73% e amerikaneve shohin video, ne Youtube. Shumica e tyre jane krijuar nga kompanite qe merren me dixhital marketing. Dhe jo vetem ne Youtube, por dhe ne Facebook, videot jane shume te rekomanduara dhe te shikuara.

Live video
Kjo ndahet nga video dhe gjithnje preferohet shume, pasi ju ben juve percjelles te nje lajmi te fundit, dhe jep emocionin e dickaje reale qe po ndodh. Vecanerisht kur ne live streaming perfshihet nje influencer, pra nje person i famshem, sigurisht efekti eshte shume me i madh

Kontenti ende vlen
Mund te postosh sa te duash, por nje kontent i mire bie ne sy dhe krijon audience fikse dhe te besuar. Lexuesit bejne dallimin se ku kontenti eshte i kuruar dhe i besueshem.

Email i personalizuar
Emali eshte menyra me popullore e komunikimit te institucioneve, korporatave dhe gjithe ceshtjeve te biznesit. Nderkohe email marketing duhet te jete i personalizuar. Nese sot dergon nje email prezantues, neser duhet ta vazhdosh me cmimin e produktit, dhe me nje demo si funksionon ai. Pra nuk duhet te mjaftohet vetem me nje email

Voice interaction
Google i ka dhene mundesine njerezve te kerkojne dicka dhe ajo te shfaqet menjehere. Por vec google ka platforma te tjera si Siri, Alexa etj. Kjo tendence do vazhdoje dhe keto platforma do permiresojne rezultatet qe ato nxjerrin per kerkesat e klienteve

Vit te mbare per gjithe kompanite qe merren me Dixhital Marketing
Manderina staff

No comments:

Post a Comment