Wednesday, November 20, 2019

Google konfirmon hakimin e kamerave Android

Ekipi i hulumtimit të sigurisë në Checkmarx e ka kthyer në ‘zakon’ zbulimin e dobësive alarmante në teknologji, duke marrë parasysh kërkimet e mëparshme mbi aplikacionin Tinder dhe Amazon Alexa. I radhës në këtë listë është Samsung dhe Google. Checkmarx mesa duket ka zbuluar disa probleme me smartphone te kompanisë Google dhe Samsung.
Kërkimi është realizuar fillimish mbi smartphone-et Pixel 2XL dhe Pixel 3. E njëjta teknikë është përdorur dhe mbi smartphone të kompanisë Samsung. Fushata kërkimore që është realizuar ka arritur të nxjerrë në pah një menyrë për të hakuar aplikacionin e kamerës të smartphone. Disa nga veprimet që një haker i jashtëm mund të ndërrmari janë:
1. Të bëjë foto duke përdorur kamerën e telefonit dhe ta shkarkojë në server
2. Të regjistrojë video me kamerën e telefonit dhe ta shkarkojë në server
3. Të regjistrojë dy anët e një bisede telefonike
4. Të regjistrojë ose të bëjë screenshot të një telefonate me kamera
5. Të aksesojë GPS dhe vendin ku keni realizuar fotot e ndryshme që keni në telefon
6. Të aksesojë foto dhe video që i keni në telefon
Të gjitha këto veprime ndodhin në fshehtësi dhe kamera ose telefoni juaj nuk jep asnjë njoftim. Nuk ka rëndësi nëse telefoni juaj është i kycur ose jo pasi gjithcka ndodh pa u vënë re nga përdoruesi. Nga kjo cënueshmëri e telefonave inteligjent janë prekur një numer i madh përdoruesish.
Megjithatë, pasi Checkmarx paraqiti nje raport të këtyre cënueshmërivene 4 korrik, të dyja kompanitë kanë marrë masa gjatë këtyre muajve për ta rregulluar në kohë këtë problem.

English

Google Confirms Android Camera Security Threat

The security research team at Checkmarx has made it a 'habit' to detect alarming vulnerabilities in technology, given previous research on the Tinder and Amazon Alexa apps. Next on this list are Samsung and Google. Checkmarx seems to have detected some problems with the smartphones of Google and Samsung. The search was initially carried out on Pixel 2XL and Pixel 3 smartphones. The same technique was used on Samsung smartphones. The research campaign has come up with a way to hack the camera app on the smartphone. Some of the actions that an external attacker can take are:
1. Taking a photo using the phone's camera and download it to the server
2. Record video with the camera of the phone and download it to the server
3. Record two sides of a telephone conversation
4. Record or take screenshots of a video call
5. Access the GPS and the places where you took the various photos you have on the phone
6. Access photos and videos you have on your phone
All of these actions take place in secret, and your camera or phone does not give any alerts. It doesn't matter if your phone is locked or not as everything happens unnoticed by the user. This vulnerability of smartphones has affected a large number of users. However, after Checkmarx submitted a report on these vulnerabilities on July 4, both companies have taken steps during these months to address this problem promptly.

Tuesday, November 19, 2019

6 mënyra të sukseshme për të rritur bizesin tuaj nëpërmjet marketingut dixhital


Për çdo biznes është shumë e rëndësishme të përfshihet në marketingun dixhital për të tërhequr sa më shumë klientë. Shumë prej këtyre bizneseve gabojnë kur mendojnë se duhet të përdorin vetëm mënyrën tradicionale të marketingut. Megjithatë, me mundësitë që ofrojnë reklamat në internet (Google ads) është më e lehtë se kurrë për të synuar klientë. Ekzistojnë disa fusha specifike të marketingut dixhital që ju ndihmojnë në zhvillimin e biznesit tuaj dhe duhet patjetër të përfshihen në strategjinë tuaj të marketingut. Ne ju njohim me 6 mënyra që ju mund t’i përdorni për promovimin e biznesit tuaj.

1. Reklamat në Facebook (Facebook Ads)
Duke qenë se Facebook është një nga aplikacionet më të përdorura nga të gjitha moshat është shumë e lehtë të krijosh një audiencë të caktuar në bazë të venddodhjes. Për këtë arsye shumë biznese lokale përdorin reklamat e Facebook. Është shumë e rëndësishme që reklama të caktuara t’i testoni në një audiencë të vogël dhe më pas të zhvendoseni në një audiencë më të gjerë. Në këtë mënyrë shmangni çdo zhgënjim dhe përmirësoni strategjinë tuaj të marketingut.

2. Reklamat ne YouTube (YouTube Commercials)
YouTube është një kanal tjetër që ju mund të përdorni për të promovuar biznesin tuaj. Madje, reklamat janë cilësuar si me efektive për shënjuar një audiencë specifike. YouTube përdor teknologjinë e kërkimit (të njëjtë si dhe Google), por me një kosto më të ulët se Google AdWords. Në këtë mënyrë përfitoni cilësinë në një buxhet më të ulët.

3. Instagram
Instagram është një tjetër aplikacion ideal për t'u lidhur me klientët afër jush, duke përdorur veçori të tilla si etiketat e vendndodhjes dhe hashtags nga qyteti ose shteti juaj. Nëpërmjet tij mund të bini në kontakt me klientë potencial që kanë një audiencë të madhe të ndjekësve (followers) dhe t’i ofroni një produkt ose shërbim falas dhe të përfitoni marketing në profilin e tyre. Haley Jean Marie, themeluesi i kompanisë së marketingut mediatik dhe krijimit të përmbajtjes “The Salt Influence”, gjithashtu rekomandon përdorimin e Instagram-it për t'u angazhuar dhe mbështetur bizneset e tjera lokale.

4. SEO (Search Engine Optimization)
Angazhimi në mediat sociale përmes tre llojeve të lartpërmendura të reklamave sigurisht ndihmon me SEO, por është e rëndësishme të forconi prezencën biznesit tuaj në internet. Kjo gjë realizohet vetëm duke optimizuar faqen tuaj të internetit. Është e rëndësishme që biznesi juaj të shfaqet ndër të parët kur dikush e kërkon në internet. Sa më i lartë të renditet në faqen e rezultateve të Google, aq më e lartë është shansi i klientëve vendas të mësojnë për biznesin tuaj .

5. Marketing me anë te përmbajtjes (Content Marketing)
Marketingu i përmbajtjes gjithashtu mund të ndihmojë që biznesi juaj të renditet ndër të parët kur kërkohen në Google. Përdoret për të përshkruar shtimin e postimeve në faqen e internetit të kompanisë suaj për t'u renditur më lartë në motorin e kërkimit. Krijoni tema në blog që iu përgjigjen problemeve dhe pyetjeve të klientit që synoni. Këto postime do t’ju ndihmojnë të rrisni numrin e klientëve tuaj.

6. Marketing me anë të e-mail (Email Marketing)
Së fundmi, marketingu me anë të emailit është mënyra efikase për të qëndruar në kontakt me klientët e vjetër dhe për të bërë të rinj. Me anë të emailit ju mund t’i mbani të përditësuar me risitë dhe ofertat më të reja. Kështu mbeteni në kontakt pa qenë nevoja që një klient të bëjë një kërkim për ju pasi ju jeni aty për të.

Përqëndrimi i strategjisë suaj të marketingut në këto gjashtë mënyra do t’ju sjelli klientë të rinj në një kohë të shkurtër. Ndryshimin do ta vini re sapo të filloni t’i përdorni dhe t’i zbatoni këshillat për secilin kanal të marketingut dixhital.


*Të gjitha këto i ofron Manderina Promotions