Për çdo biznes
është shumë e rëndësishme të përfshihet në marketingun dixhital për të tërhequr
sa më shumë klientë. Shumë prej këtyre bizneseve gabojnë kur mendojnë se duhet
të përdorin vetëm mënyrën tradicionale të marketingut. Megjithatë, me mundësitë
që ofrojnë reklamat në internet (Google ads) është më e lehtë se kurrë për të
synuar klientë. Ekzistojnë disa fusha specifike të marketingut dixhital që ju
ndihmojnë në zhvillimin e biznesit tuaj dhe duhet patjetër të përfshihen në
strategjinë tuaj të marketingut. Ne ju njohim me 6 mënyra që ju mund t’i përdorni
për promovimin e biznesit tuaj.
1. Reklamat
në Facebook (Facebook Ads)
Duke qenë se
Facebook është një nga aplikacionet më të përdorura nga të gjitha moshat është
shumë e lehtë të krijosh një audiencë të caktuar në bazë të venddodhjes. Për këtë
arsye shumë biznese lokale përdorin reklamat e Facebook. Është shumë e rëndësishme
që reklama të caktuara t’i testoni në një audiencë të vogël dhe më pas të
zhvendoseni në një audiencë më të gjerë. Në këtë mënyrë shmangni çdo zhgënjim
dhe përmirësoni strategjinë tuaj të marketingut.
2. Reklamat
ne YouTube (YouTube Commercials)
YouTube është
një kanal tjetër që ju mund të përdorni për të promovuar biznesin tuaj. Madje,
reklamat janë cilësuar si me efektive për shënjuar një audiencë specifike. YouTube
përdor teknologjinë e kërkimit (të njëjtë si dhe Google), por me një kosto më të
ulët se Google AdWords. Në këtë mënyrë përfitoni cilësinë në një buxhet më të
ulët.
3. Instagram
Instagram
është një tjetër aplikacion ideal për t'u lidhur me klientët afër jush, duke
përdorur veçori të tilla si etiketat e vendndodhjes dhe hashtags nga qyteti ose
shteti juaj. Nëpërmjet tij mund të bini në kontakt me klientë potencial që kanë
një audiencë të madhe të ndjekësve (followers) dhe t’i ofroni një produkt ose
shërbim falas dhe të përfitoni marketing në profilin e tyre. Haley Jean Marie,
themeluesi i kompanisë së marketingut mediatik dhe krijimit të përmbajtjes “The
Salt Influence”, gjithashtu rekomandon përdorimin e Instagram-it për t'u
angazhuar dhe mbështetur bizneset e tjera lokale.
4. SEO (Search
Engine Optimization)
Angazhimi në
mediat sociale përmes tre llojeve të lartpërmendura të reklamave sigurisht
ndihmon me SEO, por është e rëndësishme të forconi prezencën biznesit tuaj në
internet. Kjo gjë realizohet vetëm duke optimizuar faqen tuaj të internetit. Është
e rëndësishme që biznesi juaj të shfaqet ndër të parët kur dikush e kërkon në
internet. Sa më i lartë të renditet në faqen e rezultateve të Google, aq më e
lartë është shansi i klientëve vendas të mësojnë për biznesin tuaj .
5.
Marketing me anë te përmbajtjes (Content Marketing)
Marketingu i
përmbajtjes gjithashtu mund të ndihmojë që biznesi juaj të renditet ndër të parët
kur kërkohen në Google. Përdoret për të përshkruar shtimin e postimeve në faqen
e internetit të kompanisë suaj për t'u renditur më lartë në motorin e kërkimit.
Krijoni tema në blog që iu përgjigjen problemeve dhe
pyetjeve të klientit që synoni. Këto postime do t’ju ndihmojnë të rrisni
numrin e klientëve tuaj.
6.
Marketing me anë të e-mail (Email Marketing)
Së fundmi,
marketingu me anë të emailit është mënyra efikase për të qëndruar në kontakt me
klientët e vjetër dhe për të bërë të rinj. Me anë të emailit ju mund t’i mbani
të përditësuar me risitë dhe ofertat më të reja. Kështu mbeteni në kontakt pa
qenë nevoja që një klient të bëjë një kërkim për ju pasi ju jeni aty për të.
Përqëndrimi
i strategjisë suaj të marketingut në këto gjashtë mënyra do t’ju sjelli klientë
të rinj në një kohë të shkurtër. Ndryshimin do ta vini re sapo të filloni t’i përdorni
dhe t’i zbatoni këshillat për secilin kanal të marketingut dixhital.
*Të gjitha këto i ofron Manderina Promotions
*Të gjitha këto i ofron Manderina Promotions
No comments:
Post a Comment