Tuesday, September 14, 2021

Biznes pa emër s’ka! - Historia e emrit Manderina Promotions

Këto janë dilemat që e mundojnë të ngarkuarin me detyrën jo të lehtë të gjetjes së emrit të biznesit.

Se, përpos emrit, duhet edhe identiteti.

Një histori, një rrugëzgjidhje

“Historia nis kështu: Unë jam një nga ortaket. Në vitin 2014, po kërkoja të hapja një agjenci marketingu sepse nuk po gjeja punë tjetër që të mund të më përshtatej.

Pasi isha bërë nënë dy herë dhe të dyja herët i humba punët, nisa të mendoja për një biznes timin dhe kërkova fillimisht për domain-in. Po kërkoja një emër fruti. E nisa kërkimin nga domain-i sepse biznesi filloi nga faqja e web-it. Domain-i i lirë që gjeta, ishte manderina.com dhe kështu e bleva atë. Parapëlqeva një emër fruti se tingëllon bukur në marketing.Pasi sigurova domain-in me emrin e frutit, i shtova atij edhe Promotions për ta bërë më të qartë atë që ofronte biznesi”.

Ky është rrëfimi i Alma Gërxhanit, një prej ortakeve të një agjencie marketingu që operon në vendin tonë të quajtur Manderina Promotions.

Ajo ka treguar për Albanian Post se gjetja dhe përzgjedhja e emrit të biznesit është tejet me rëndësi.

“Të gjithë e mbajnë mend dhe e kujtojnë një emër të bukur. Në Shqipëri nuk ka patur ndonjë traditë për emrat. Zakonisht, realizohen bashkime emrash apo vendosen emrat e fëmijëve dhe më pas këto përzgjedhje duan punë për t’u njohur nga publiku”, dallon Gërxhani.

Ndërkohë, për Kosovën, realiteti është disi më ndryshe. “Në Kosovë ka zgjedhje më të mira emrash. Janë autentike dhe të bukura”, ka veçuar ajo.

Megjithatë, Gërxhani vë në dukje se bizneseve u lind nevoja për të gjetur emra me kuptim, emra që kanë lidhje me punën që bëjnë, por gjithashtu edhe me vendin ku janë të vendosur.

Për sa i përket përzgjedhjes që vetë ajo ka bërë, ka treguar se është pritur goxha mirë dhe se shpesh ju ndodh të hasen me situata që audienca ka mbajtur mend më shumë emrin e biznesit se sa atë çka ofron ky biznes.

Gërxhani nuk ka lënë jashtë vëmendjes as rolin e simbolit apo ndryshe logos. “Edhe logoja është goditëse. Besoj se logoja dhe emri i shtojnë vlerë biznesit”, ka përmbyllur ajo.

Burimi :  Albanian Post 

Monday, May 17, 2021

Manderina Promotions sjell Whisbear në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni

Manderina Promotions, një kompani PR dhe Marketingu Dixhital në Tiranë sjell në treg një produkt sa inovativ aq edhe të nevojshëm për familjet e reja shqiptare, Whisbear-Arushin Pëshpëritës, lodër gjumi me Zhurmë Rozë.

Pse u zgjodh Whisbear?

Teknologjia është bërë pjesë e pandarë e përditshmërisë sonë, por përpos benefiteve që na jep në komunikim, biznes, shkencë etj, ka dhe anët negative sidomos tek fëmijët. Sipas Komitetit Europian të Sigurisë për Fushat Elektronagnetike, ekspozimi i fëmijëve të vegjël ndaj valëve elektromagnetike shkakton efekte neurologjike, probleme në zhvillimin e aftësive të fëmijëve dhe deri në tumore. Truri i fëmijës se vogël është ende i pazhvilluar dhe indet e buta tërheqin shumë më tepër valë elektromagnetike se truri i një të rrituri.

 

Kemi vënë re se në Shqipëri prindërit ua ofrojnë fëmijëve për një kohë të gjatë që në moshë të vogël. 60% e prindërve nuk e mbikëqyrin përdorimin e teknologjisë nga ana e fëmijës dhe 75% e fëmijëve ju vendoset në dhomat e tyre që t’i zërë gjumi.

Në fazat e para të jetës, fëmija mund ta ketë të vështirë të qetësohet  e të flerë gjumë. Nënat që tashmë kanë informacion për zhurmën rozë dhe të bardhë që ndihmon fëmijët për gjumë, janë detyruar deri më tani t’i gjejnë këto zhurma në youtube dhe t’ua vendosin fëmijëve duke u bërë edhe dëm në të njëjtën kohë nga prania e celularit. Lodrat Whisbear, janë zgjidhja e duhur sepse jo vetëm prodhojnë zhurmë rozë dhe të bardhë, por janë dhe shumë të këndshme për fëmijët për t’u përqafuar e luajtur. Gjithashtu, Whisbear rekomandohet nga Instituti “Nëna dhe fëmija” dhe ka fituar shumë çmime ndërkombëtare për cilësi dhe siguri. 

     

A e dini se cilësia e markës dhe lodrave Whisbear është konfirmuar edhe nga Familja Mbretërore Angleze? Dy pronaret e Whisbear, Zuzanna dhe Julia, i dhuruan Arushin Whisbear, të vlerësuar me çmimin “Kukulla e Vitit”, vajzës së Kate Middleton dhe Princit William, Princeshës Charlotte. Dhe në Shqipëri, Princeshë Elia Zaharia Zogu zgjodhi një Lepurushe Pëshpëritëse me sensor për qarjet për Princeshën e vogël Geraldinë, një mikeshë të ëmbël që e vë në gjumë me Zhurmën Rozë por edhe që luan me të.



Lodrat Whisbear i dhurojnë fëmijës suaj gjumë të paqtë. Një jetesë e shëndetshme, një fëmijë i shëndetshëm. Për më tepër https://whisbear.al/